Maryam
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَبَرًّۢا بِوَٰلِدَتِى وَلَمْ يَجْعَلْنِى جَبَّارًا شَقِيًّا 32
Më ka bërë të sjellshëm ndaj nënës sime... -Një porosi tjetër që më ka dhënë Zoti im është edhe mirësjellja maksimale ndaj nënës sime. Unë do të bëj çdo gjë në këtë aspekt, sepse nëna ime gëzon një gradë të lartë dhe të lavdëruar te Zoti im. E si të mos ndodhë kështu, kur ajo më ka lindur me vështirësi dhe është kujdesur për mua që në vogëli?... e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm. -Nuk jam bërë kryeneç ndaj Zotit e arrogant para njerëzve. Nuk jam as “shekijen”, pra, fatzi në dynja e as në ahiret. Përkundrazi, Allahu më ka bërë të bindur, të përulur e me respekt ndaj Tij dhe modest e të ngrohtë me njerëzit. Allahu shkroi për mua lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën. Kështu do të jenë edhe ata që më pasojnë mua në rrugën time. Pas gjithë këtyre përshkrimeve të lavdëruara e të plota tha: