Maryam
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
فَكُلِى وَٱشْرَبِى وَقَرِّى عَيْنًا ۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ ٱلْبَشَرِ أَحَدًا فَقُولِىٓ إِنِّى نَذَرْتُ لِلرَّحْمَـٰنِ صَوْمًا فَلَنْ أُكَلِّمَ ٱلْيَوْمَ إِنسِيًّا 26
Ha, pi dhe qetësohu(në paqe)! -Ha hurma të njoma, pi ujë burimi, qetësohu dhe lumturohu me këtë fëmijë të mrekullueshëm! Kështu e qetësoi Zoti atë, për sa u përket dhimbjeve fizike të lindjes, urisë dhe etjes. Ndërsa në lidhje me dhimbjen shpirtërore, që ia shkaktonin fjalët e njerëzve, Allahu i Madhëruar e udhëzoi që, nëse shihte ndonjë njeri, t’ia bënte thjesht me shenjë nga foshnja, duke i treguar se nuk mund t’i fliste:Dhe nëse sheh ndonjë njeri thuaj: “Unë jam betuar të hesht për hir të të Gjithëmëshirshmit dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” -Unë kam vendosur të hesht dhe të mos i flas askujt. Në atë kohë qëndrimi në heshtje ishte një adhurim i veçantë e i ligjëruar. Allahu e urdhëroi që të bënte këtë lloj heshtje adhurimi edhe për një shkak tjetër, sepse ata nuk do të besonin edhe nëse ajo do t’ua shpjegonte të vërtetën. Pra, biseda me ta do të ishte e padobishme. Allahu i Madhëruar vendosi që ndershmëria dhe dëlirësia e asaj gruaje adhuruese të sinqertë të mos demonstrohej me fjalët e saj, por nga një foshnjë, që do të fliste mrekullisht nga djepi. Një grua e virgjër që lind një fëmijë dhe thotë se fëmija nuk ka baba, çfarëdo arsyetimi të sjellë, do të ishte e vështirë të pranohej nga njerëzit, edhe sikur të dilnin qindra dëshmitarë për pastërtinë e saj. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar zgjodhi që prova për këtë çështje të ishte diçka e jashtëzakonshme, një mrekulli, që njerëzit ta besonin. Ai bëri që Isai të fliste dhe dëshmonte që në djep.