Al-Kahf
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَكَذَٰلِكَ أَعْثَرْنَا عَلَيْهِمْ لِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيْبَ فِيهَآ إِذْ يَتَنَـٰزَعُونَ بَيْنَهُمْ أَمْرَهُمْ ۖ فَقَالُوا۟ ٱبْنُوا۟ عَلَيْهِم بُنْيَـٰنًا ۖ رَّبُّهُمْ أَعْلَمُ بِهِمْ ۚ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُوا۟ عَلَىٰٓ أَمْرِهِمْ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيْهِم مَّسْجِدًا 21
Dhe kështu e bëmë rastin e tyre të njohur te njerëzit që të kuptojnë se premtimi i Allahut (për ringjalljen) është i sigurt dhe se nuk mund të ketë asnjë dyshim për Orën e Gjykimit. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ua shfaqi njerëzve çështjen e këtyre djemve. Allahu e di më mirë, por kjo ndodhi pasi ata u zgjuan dhe dërguan njërin prej tyre për të blerë ushqim, edhe pse e porositën që të fshihej. Por Allahu i Madhëruar dëshiroi diçka të dobishme për njerëzit dhe një mundësi për t’ua shtuar edhe më shumë shpërblimin këtyre djemve. Duke ua zbuluar njerëzve këtë ndodhi, ata do të shihnin me sytë e tyre një shenjë të madhështisë dhe fuqisë të Allahut për ringjalljen. Ata do të shihnin me sytë e ballit se ringjallja është e sigurt. Ata që më parë kishin dyshime për ringjalljen, tashmë do të kishin një argument të qartë për vërtetësinë e saj. Për besimtarët ky do të ishte një forcim i mëtejshëm i sigurisë së tyre për ringjalljen dhe shpërblimin te Zoti. Ndërsa për mohuesit ky do të ishte një argument dhe fakt që nuk mund të kundërshtohej. Në këtë mënyrë, të gjitha shpërblimet për këto mirësi do të shkonin në llogarinë e këtyre djemve. Allahu ua ngriti gradat dhe i bëri të njohur. Madje, shumë nga dëshmitarët e kohës filluan ta tepronin me respektin ndaj atyre djemve, që, sigurisht, është i gabuar:Dhe ja, ata bisedonin për çështjen e tyre me njëri-tjetrin. Disa thanë: “Ndërtojuni atyre një ndërtesë(si shenjë)!” . Zoti i tyre di më së miri për ta. -Allahu e di më mirë se si shkoi çështja e tyre. Krerët e asaj kohe urdhëruan që në atë vend të ndërtonin një tempull, që të shërbente si kujtim për ngjarjen e të rinjve. Sigurisht, kjo është e palejueshme, sepse e ka ndaluar rreptësisht Profeti (a.s).Fakti që Allahu e ka përmendur këtë fakt nuk do të thotë se ai veprim është i mirë ose që nuk mund të jetë i qortueshëm dhe i ndaluar. Qëllimi është për të treguar se sa shumë i respektuan dhe nderuan ata.... Ndërsa ata që ishin me të pushtetshëm thanë: “Do të ndërtojmë një vend adhurimi(tempull)në hyrjen e tyre.” -Në fillim të rinjtë patën frikë për fenë, besimin dhe jetën e tyre, ndërsa tashmë ata po respektoheshin e nderoheshin deri në këtë masë. Ky ajet është argument se kush përpiqet ta ruajë fenë nga fitnet, Allahu ka për ta ruajtur prej tyre. Ai që kërkon mbrojtje e ruajtje dhe i merr masat sinqerisht për këtë, Allahu ka për ta strehuar dhe ndihmuar. Allahu strehon dhe mbron të gjithë ata që i drejtohen sinqerisht Atij, madje i bën ata edhe udhëzim dhe frymëzim edhe për të tjerët. Gjithashtu, çdokush që duron poshtërimin e vuajtjet për hir të Zotit dhe duke synuar kënaqësinë e Tij, në përfundim do të fitojë e përjetojë krenarinë e respektin më të madh, pa e kuptuar fare se si. Më pas, ajo që është përgatitur tek Allahu për vepërmirët është shumë më e mirë dhe e përjetshme. I Madhëruari thotë: “Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre, do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët.” [Al Imran 198]. Ndërtimi i xhamive mbi varre tënjerëzve të mirë.