U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Israa
Suuradda 17

Al-Israa

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 28

وَإِمَّا تُعْرِضَنَّ عَنْهُمُ ٱبْتِغَآءَ رَحْمَةٍ مِّن رَّبِّكَ تَرْجُوهَا فَقُل لَّهُمْ قَوْلًا مَّيْسُورًا 28

Nëse nuk mund t'i ndihmosh(nevojtarët)dhe i kthen ata, duke shpresuar mëshirë nga Zoti yt, atëherë thuaju atyre fjalë të mira! -Edhe nëse nuk u jep, sepse nuk ke mundësi, shpreso tek Allahu që t’i ndihmosh një herë tjetër, kur të kesh mundësi. Gjithashtu, Allahu na porosit: “...thuaju atyre fjalë të mira!” Pra, thuaju fjalë të ngrohta e lehtësuese, duke premtuar për ndihmë sapo të të jepet mundësia, duke shprehur keqardhjen për pamundësinë e momentit. Duke u thënë këto fjalë të ngrohta, ata do të largohen me zemër më të qetë dhe me shpresë. Këto fjalë të ngrohta janë më të mira sesa një sadaka që shoqërohet me fjalë fyese. I Madhëruari thotë: “Një fjalë e mirë dhe falja janë më të vlefshme se një lëmoshë që shoqërohet me fjalë fyese. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë.” [Bekare 263]. Edhe kjo porosi është shprehje e mëshirës dhe e butësisë së Allahut të Madhëruar. Ai urdhëron që njerëzit gjithmonë të presin për mëshirën dhe bujarinë e Tij. Pritja e ndihmës dhe kërkimi i mëshirës dhe i bujarisë nga Allahu është adhurim. Nga ana tjetër, kur njeriu premton se do të japë sadaka sapo t’i jepet mundësia është gjithashtu adhurim, sepse Profeti (a.s.) na ka mësuar se thjesht qëllimi për të bërë mirë konsiderohet si vepër e mirë. Kështu, njeriu duhet të përpiqet të bëjë mirë sa më shumë që të mundet dhe të ketë qëllim për të kryer ato vepra të mira, të cilat, për momentin, nuk mund t’i kryejë. Për të gjitha këto ai merr shpërblim dhe ndoshta Allahu i Madhëruar ia lehtëson kryerjen e të mirave që ai i synon.