U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Ibrahim
Suuradda 14

Ibrahim

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 28

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ بَدَّلُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ كُفْرًا وَأَحَلُّوا۟ قَوْمَهُمْ دَارَ ٱلْبَوَارِ 28

A nuk i ke kthyer sytë nga ata që, mirësinë e Allahut e këmbejnë me mosbesimin, ndërsa popullin e vet e çojnë në vendin e shkatërrimit? -Mirësia e Allahut, që ata e mohuan dhe nuk falënderuan, ishte dërgimi i profetit Muhamed nga mesi i tyre, siç thotë Zoti në një ajet tjetër: “Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë; por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti." [Xhumua 2, 3]. Ky Profet i mrekullueshëm i ftoi njerëzit që të përqafonin këtë fe madhështore, me qëllim që të arrinin lumturinë në të dyja jetët. Me këtë besim e fe, ata do të jenë të ruajtur dhe të shpëtuar nga çdo ligësi. Kjo është mirësia më e madhe që i është dhënë njerëzimit, por në vend që ta respektojnë këtë mirësi dhe t’i shprehin Zotit mirënjohjen, e refuzojnë vetë, madje i pengojnë edhe të tjerët nga kjo mirësi. I Madhëruari thotë: "…popullin e vet e çojnë në vendin e shkatërrimit." Ata u bënë shkak që popullin e tyre ta fusnin në zjarr. Ata u bënë fatkeqësi për popullin e tyre, edhe pse mendonin se ishin në rrugë të mbarë dhe po i ndihmonin. Ndër veprimet më të dënueshme ndaj popullit të tyre ishte nxitja për të dalë në luftë kundër Profetit në Bedër. Ata dolën në luftë kundër Zotit dhe Profetit të Tij, dhe i gjeti ajo që i gjeti. Shumë nga udhëheqësit e tyre u vranë në këtë luftë.