Ibrahim
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ جَمِيعًا فَقَالَ ٱلضُّعَفَـٰٓؤُا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًا فَهَلْ أَنتُم مُّغْنُونَ عَنَّا مِنْ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ ۚ قَالُوا۟ لَوْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيْنَـٰكُمْ ۖ سَوَآءٌ عَلَيْنَآ أَجَزِعْنَآ أَمْ صَبَرْنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٍ 21
Ata të gjithë do të dalin sheshas para Allahut. -Një ditë, kur t’i fryhet surit, do të dalin të gjithë para Zotit, pa përjashtim, që thotë në një varg tjetër: "Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta Ha 107]. Asnjë e fshehtë e tyre nuk mund t’i fshihet Zotit të gjithësisë. Kur të dalin e të tubohen të gjithë para Tij, njerëzit do të fillojnë të polemizojnë kundër njëri-tjetrit. Secili do të mbrojë veten e vet me gjithçka që mundet, por kjo nuk ka për t’u bërë asnjë dobi.Atëherë, të nënshtruarit do t’i thonë parisë së tyre: “Ne ishim pasuesit tuaj... -Pasuesit u drejtohen udhëheqësve të tyre, që Zoti i quan kryeneçë e arrogantë, sepse i udhëhoqën njerëzit në humbje e devijim. Ndjekësit u thonë udhëheqësve: “Ne ishim pasuesit tuaj. Ne ju pasuam në jetën e dynjasë. Ju na urdhëronit dhe na ndalonit, ju na i zbukuruat të kotën dhe na devijuat nga e drejta, prandaj sot:"A mund të na e lehtësoni pak Dënimin e Allahut?” -Pra, na e lehtësoni dënimin, sado pak qoftë! Por prijësit do t’u thonë:"Ata do të përgjigjen: “Sikur ta kishim marrë udhëzimin e Allahut, ne do t’ju kishim udhëzuar edhe ju." -Siç shihet, askush nuk mund të bëjë diçka për tjetrin. Atë ditë bëjnë dobi vetëm besimi dhe veprat e mira."Por tashmë është njëlloj: Shprehim dëshpërim apo durojmë, për ne nuk ka më rrugë për shpëtim!”.” -Asgjë nuk i ndihmon: bëjnë durim apo jo, njëlloj është për ta. Nuk ka vend ku të fshihen e të mbrohen nga ndëshkimi i Zotit.