U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Ibrahim
Suuradda 14

Ibrahim

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 12

وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدْ هَدَىٰنَا سُبُلَنَا ۚ وَلَنَصْبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيْتُمُونَا ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُتَوَكِّلُونَ 12

përse të mos i mbështetemi Allahut, kur Ai na ka udhëzuar në rrugën tonë? -Çfarë mund të na pengojë ne që t’i mbështetemi Allahut, kur ne jemi të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe e njohim të vërtetën?! Atë që e njeh të vërtetën dhe është udhëzuar në rrugën e drejtë, ky udhëzim do ta bëjë që të jetë i sigurt në teuekul-in e Tij. Dituria e besimtarit rreth faktit se Allahu i Lartësuar e ndihmon të udhëzuarin dhe është mëse i mjaftueshëm për të, ia përforcon edhe më shumë mbështetjen. Por ndryshe është gjendja e atyre që nuk janë të udhëzuar dhe nuk e njohin të vërtetën. Ata nuk kanë besim dhe siguri në mbështetjen e Zotit. Gjendja e tyre është krejtësisht e kundërt me gjendjen e besimtarëve, që i mbështeten Allahut. Këto fjalë të profetëve ishin nxitje për popujt e tyre, që mbështetjen dhe sigurinë që ata gjenin tek Allahu ta shihnin si një mrekulli që u ishte dhuruar atyre. Për ta shpjeguar më mirë, popujt mohues kishin pushtet dhe forcë mbi profetët dhe besimtarët. Ata ishin të mbushur me urrejtje dhe armiqësi kundër profetëve dhe i kishin plotësisht mjetet dhe mundësitë për t’i ndëshkuar dhe dëmtuar profetët dhe pasuesit e tyre dhe për ta shuar kështu mesazhin e tyre. Në të tilla kushte, fjalët e profetëve dhe mbështetja e plotë tek Allahu nga njëra anë, dhe pamundësia e popujve mohues për t’ia arritur qëllimit, nga ana tjetër, ishte në vetvete një mrekulli e qartë nga Zoti. Ky ajet i përngjan fjalës së Nuhut (a.s): “O populli im! Nëse e keni të rëndë qëndrimin tim mes jush dhe këshillat e mia përmes ajeteve të Allahut, atëherë dijeni se unë i jam mbështetur vetëm Allahut. Prandaj, së bashku me zotat tuaj, vendosni si do të veproni kundër meje dhe mos e mbani të fshehtë vendimin tuaj! Zbatojeni atë kundër meje e mos më jepni asnjë afat!”[Junus 71]. Edhe profeti Hud (a.s) i tha popullit: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij. Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat! Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë gjallesë, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet Zoti im është i Drejtë.” [Hud 54 - 57].Ne kemi për t’i duruar mundimet që na bëni. -Ne do të vazhdojmë me këmbëngulje përpjekjet tona për t'ju ftuar në rrugën e Allahut, për t’ju paralajmëruar që të pendoheni dhe të ktheheni tek Ai. Lufta juaj kundër nesh nuk do të na ndalë nga kjo rrugë. Ne do të kalisim durimin tonë për të përballuar mundimet tuaja, së pari, duke shpresuar në shpërblimin e Zotit dhe, së dyti, duke shpresuar që me përkujtimin tonë të shpeshtë dhe paralajmërimet tona, Zoti do t'ju udhëzojë në rrugë të drejtë.Vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që kërkojnë mbështetje!” -Vetëm Allahut, dhe askujt tjetër, le t’i mbështeten besimtarët dhe ata që kërkojnë ndihmë. Mbështetja tek Allahu është çelësi i çdo mirësie. Mësoje se, të dërguarit (paqja e Zotit qoftë mbi ta!) u stolisën me gradën më të lartë dhe llojin më të zgjedhur të teuekuli-t, që është: mbështetja për realizimin e qëllimit më të lartë, domethënë për ngritjen e fesë së Zotit, triumfin e saj, udhëzimin e njerëzve dhe largimin e tyre nga humbja. Kjo është grada më e lartë e mbështetjes te Zoti.