Ibrahim
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
قَالَتْ رُسُلُهُمْ أَفِى ٱللَّهِ شَكٌّ فَاطِرِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ يَدْعُوكُمْ لِيَغْفِرَ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرَكُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى ۚ قَالُوٓا۟ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُنَا تُرِيدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأْتُونَا بِسُلْطَـٰنٍ مُّبِينٍ 10
Të dërguarit u thanë: “E si mund të keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! -Si mund të vihet në dyshim një çështje e tillë? Kjo është njëlloj si të viheshin në dyshim gjërat më të dukshme e më të qarta. Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe të gjitha gjërat ekzistojnë sepse i bën Ai të ekzistojnë. Për këtë arsye, kush dyshon për Allahun, tregon se nuk ka asnjë siguri për asnjë njohuri të vet, madje as për çështjet e dukshme dhe të prekshme nga shqisat e tij. Vërej me kujdes mënyrën dhe fjalët me të cilat profetët u drejtoheshin popujve mohues të së vërtetës. Ato janë fjalë që tregojnë se ata nuk kishin asnjë fije dyshimi për atë të vërtetë në të cilën i ftonin njerëzit. Ata i njoftonin njerëzit se Allahu i Lartësuar i thërret në gjëra të dobishme, që sjellin veç mirësi.Ai ju fton për t’ju falur gjynahet dhe ju jep afat deri në kohën e caktuar.” -Ai dëshiron t'ju falë gjynahet dhe t'ju shpërblejë me mirësi të shumta, nëse i përgjigjeni ftesës së Tij. Allahu i Lartësuar i jep shpërblim shumë të madh qoftë në këtë jetë, qoftë në ahiret. Ai i fton robërit e Tij që ta adhurojnë Atë jo se dëshiron të përfitojë prej tyre, por që vetë ata të kenë dobi dhe të përfitojnë nga ky adhurim. Me gjithë këtë ftesë kaq bujare, përgjigjja e tyre ishte një përgjigje injorantësh dhe mendjelehtësh:Ata ua kthenin: “Ju jeni veçse njerëz, ashtu siç jemi edhe ne. Ju dëshironi të na largoni nga ajo (zotat)që adhuronin prindërit tanë. -Kuptimi: Ju nuk keni asnjë përparësi dhe epërsi mbi ne dhe nuk e pranojmë faktin që ju jeni të dërguar me shpallje nga Zoti. Ju jeni thjesht njerëz, sikur dhe ne, që synoni të na pengoni nga tradita e të parëve tanë. Si ta lëmë ne rrugën e etërve tanë dhe historinë e tyre të lavdishme, për shkak të opinionit dhe mendimit tuaj? Përse t'ju bindemi juve, ndërkohë që edhe ju jeni njerëz, sikurse dhe ne.“Atëherë na sillni ndonjë fakt të qartë!” -Me këtë kishin për qëllim shenjat që ata vetë i propozonin, sipas tekave të tyre. Në fakt, sikurse u përmend më sipër, profetët parashtronin shumë argumente të qarta, por për propozimet e atyre, profetët thoshin: