Ar-Ra'd
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَـٰهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ يَفْرَحُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ ۖ وَمِنَ ٱلْأَحْزَابِ مَن يُنكِرُ بَعْضَهُۥ ۚ قُلْ إِنَّمَآ أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱللَّهَ وَلَآ أُشْرِكَ بِهِۦٓ ۚ إِلَيْهِ أَدْعُوا۟ وَإِلَيْهِ مَـَٔابِ 36
Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin gëzohen me atë që t’u shpall ty. -Ata të cilëve Zoti u dhuroi mirësinë e diturisë rreth shpalljeve të Tij gëzohen me këtë Shpallje madhështore, që po të dhurohet ty, o Muhamed. Ata janë të bindur se ajo t’u shpall nga Zoti i gjithësisë. Ata lumturohen me dritën e Zotit dhe e besojnë atë. Ata e pranojnë Shpalljen e re dhe gëzohen kur shohin që ato vërtetojnë njëra tjetrën. Kjo është gjendja e ithtarëve të Librit të cilët e besojnë Shpalljen që iu dhurua Muhamedit a.s. Megjithatë, ka shumë grupime që e refuzojnë një pjesë të Shpalljes së Zotit:Por ka grupime që e mohojnë një pjesë të tij. -Por në këtë mënyrë, ata mohojnë të gjithë Shpalljen, pa e kuptuar. Lum ata që Zoti i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe mjerë mohuesit që e shpërfillën Shpalljen e Tij!Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij. -Ti, o Muhamed, je thjesht një këshillues e paralajmërues, që fton në udhën e drejtë të Zotit, prandaj tregoju atyre se për çfarë je urdhëruar. Thuaju atyre: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij”. Domethënë, jam urdhëruar që, të gjithë adhurimin e fenë t’ia kushtoj vetëm Allahut me sinqeritet dhe me besnikëri, ashtu siç më ka urdhëruar.Unë vetëm tek Ai ftoj dhe vetëm tek Ai është kthimi im.” - Unë i ftoj njerëzit në fenë dhe ligjin e Zotit, i ftoj që të përkushtohen në adhurimin e Tij si Një i vetëm dhe të nënshtrohen ndaj ligjit të Tij. Unë vetëm tek Ai shpresoj të më dojë dhe të më shpërblejë për punën dhe lodhjen time në këtë çështje. Vetëm Atë e shpresoj kur kryej urdhëresat e Tij dhe ruaj kufijtë e Tij.