Al-Falaq
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ 5
“...dhe prej dëmit të smirëkeqit, kur ai zileps.” -El Hâsidu është smirëziu apo ziliqari, ai i cili dëshiron që tjetrit t’i largohen mirësitë. Ai përpiqet që ta privojë tjetrin nga mirësitë me ç’të mundë dhe me çdo mënyrë. Kështu pra, edhe kjo është një e keqe, prej së cilës mund të ruhesh dhe t’i shpëtosh veçse duke kërkuar strehim tek Allahu i Lartësuar, Zoti dhe Krijuesi i gjithçkaje. Vetëm me ndihmën Allahut mund t’i mposhtim kurthet dhe dëshirat dashakeqe të këtyre smirëzinjve të mjerë. Në të njëjtën mënyrë, duhet trajtuar me kujdes edhe e keqja që vjen nga syri i keq, sepse mësyshi shkaktohet zakonisht prej dikujt që është i ngarkuar me smirë dhe urrejtje për tjetrin. Kjo sure përmban porosi të mrekullueshme për t’u ruajtur dhe për t’i shpëtuar sherrit të çdo krijese në përgjithësi, edhe të atyre që janë përmendur në mënyrë të veçantë. Gjithashtu, kjo tregon se magjia është diçka reale, e cila dëmton me të vërtetë. Ajo është një e keqe, që, për t’i shpëtuar, duhet të kërkosh ndihmë dhe strehim vetëm tek Allahu i Lartësuar.