U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Yunus
Suuradda 10

Yunus

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 57

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَآءٌ لِّمَا فِى ٱلصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ 57

O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët. -Allahu i Madhëruar, duke nxitur krijesat që t’i përkushtohen Kur'anit madhështor, bën disa prej përshkrimeve më të bukura të tij, që njëkohësisht janë edhe domosdoshmëri për krijesat. Kur'ani përmban gjëra, pa të cilat njerëzit nuk mund të bëjnë dot. I Madhëruari thotë: "O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj." Kur'ani përmban “meuidha”, domethënë këshillë ose qortim. Ai ju këshillon që të ruheni nga ato vepra që sjellin zemërimin e Allahut dhe bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Por “meuidha”, në fakt, është më shumë sesa thjesht këshillë. Ajo është këshillë që na kujton rreth veprave të këqija, që Zoti nuk i do, por që tregon edhe pasojat e hidhura që ato vepra sjellin. Kështu meuidha i bën zemrat të frikësohen dhe të motivohen më shumë për ta pranuar këshillën dhe për t'u larguar nga ligësitë. Kur'ani është, gjithashtu, shërim i asaj që ndodhet në kraharor. Zemra është e sulmuar gjithmonë nga këto gjëra:1. Sëmundja e epsheve dhe shfrenimi për të përmbushur dëshirat e devijuara, të cilat bëhen pengesë që robi të nënshtrohet e të jetojë sipas ligjit të Zotit dhe fesë së Tij.2. Nga sëmundjet e dyshimeve e paditurisë, që cenojnë sigurinë dhe diturinë e njeriut për besimin e saktë.Këshillat e Kur'anit janë të shoqëruara me inkurajime e kërcënime, me premtime për shpërblim dhe kërcënime për ndëshkim. Ato veprojnë dhe ndikojnë thellë në zemrën dhe shpirin e njeriut, duke bërë që tek ajo të lindë respekti për Zotin dhe droja nga ndëshkimi i Tij, por edhe shpresa për shpërblimin e mirësitë e Tij. Nëse në zemër lindin këto ndjenja dhe forcohen me leximin e vazhdueshëm të Kur'anit, kjo zemër bëhet e nënshtruar, duke i dhënë përparësi asaj që do Zoti, kundrejt dëshirave të njeriut. Me fjalë të tjera, kuptimet e fuqishme dhe ndikuese të Kur'anit e bëjnë zemrën të nënshtruar për të adhuruar Zotin, me mënyrën që Ai e dëshiron dhe madje të ndiejë kënaqësi me këtë adhurim. Gjithashtu, Kur'ani e bën zemrën ta shohë të urryer e të shëmtuar çdo shfrenim të nxitur nga shejtani i mallkuar. Gjithashtu, argumentet e prera të Kur'anit, të shtjelluara bukur dhe qartë, largojnë nga zemrat çdo sëmundje dyshimi e pasigurie rreth të vërtetës. Përmes këtyre argumenteve, zemra arrin në gradën më të lartë të sigurisë e diturisë. Kështu, kur zemra shërohet nga këto dy lloj sëmundjesh dhe gëzon shëndet të plotë, të gjitha gjymtyrët e pasojnë e i nënshtrohen asaj. Me përmirësimin dhe rregullimin e zemrës përmirësohen dhe rregullohen gjymtyrët e veprat e tyre. Ndërsa me sëmundjen dhe prishjen e saj sëmuren e prishen edhe gjymtyrët e veprat e tyre. Kur'ani është gjithashtu hudâ (udhëzim) dhe rahme (mëshirë). Hudâ është dituria rreth të vërtetës dhe puna sipas saj. Ndërsa rahme është çdo lloj mirësie e begatie, çdo lloj shpërblimi në këtë jetë dhe në ahiret, nëse ndjek udhëzimin e këtij Kur'ani. Në këtë mënyrë, hudâ është mjeti më i rëndësishëm dhe më i domosdoshëm. Ndërsa rahme është qëllimi dhe motivi më i plotë dhe i mrekullueshëm që mund të synohet dhe që nxit për punë të mira. Por Kur'ani është udhëzim dhe mëshirë veçse për besimtarët. Nëse Kur'ani bëhet udhëzuesi yt dhe mëshira lind prej këtij udhëzimi, nga këto të dyja besimtarit i ofrohen lumturia dhe shpëtimi, fiton të gjitha mirësitë dhe shpëton nga çdo ligësi, i dhurohen gëzimi, kënaqësia dhe lumturia e vazhdueshme.