Yunus
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
ثُمَّ نُنَجِّى رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيْنَا نُنجِ ٱلْمُؤْمِنِينَ 103
Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë. -Kështu Allahu i Madhëruar jep këtë premtim kaq qetësues e të dashur për besimtarët. Ai do t’i shpëtojë ata prej çdo gjëje të urryer e të keqe, prej rreziqeve të ndryshme dhe vështirësive në të dyja jetët. Pastaj Ai thotë:Kështu, është detyra Jonë, që t’i shpëtojmë besimtarët. -Ky është një detyrim që i Plotpushtetshmi ia ka ngarkuar Vetes së Tij. Allahu Ekber! Kjo është mbrojtja që Allahu premton për besimtarët. Nga ne kërkohet besimi i pastër, korrekt dhe i sinqertë. Ajo që na premtohet është: "Allahu i mbron ata që besojnë". Në varësi të imanit do të jetë edhe ruajtja nga fatkeqësitë e vështirësitë e dynjasë dhe të ahiretit.