Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
Surah 9

At-Tawba

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 114

وَمَا كَانَ ٱسْتِغْفَارُ إِبْرَٰهِيمَ لِأَبِيهِ إِلَّا عَن مَّوْعِدَةٍ وَعَدَهَآ إِيَّاهُ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥٓ أَنَّهُۥ عَدُوٌّ لِّلَّهِ تَبَرَّأَ مِنْهُ ۚ إِنَّ إِبْرَٰهِيمَ لَأَوَّٰهٌ حَلِيمٌ 114

Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. -Për sa i përket lutjes së Ibrahimit, të dashurit të Rahmanit, për babain e Tij idhujtar, kjo ndodhi veçse për një shkak: se Ibrahimi i kishte premtuar të atit, kur i tha: "Paqja qoftë me ty! Unë do t’i kërkoj falje Zotit tim për ty". [Merjem 47]. Por kjo ngjarje ndodhi përpara se Ibrahimi të mësonte përfundimin e të atit. Më pas, kur Ibrahimit iu bë e qartë se babai i tij ishte armik i Allahut dhe se ai nuk do të besonte më, por do të vdiste në mosbesim e idhujtari, atëherë u distancua prej të atit. I Lartësuari thotë:Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë. -Ibrahimi iu nënshtrua Zotit të tij, plot edukatë, bindje dhe përunjësi. Ibrahimi ishte ai që kthehej gjithmonë tek Allahu për çdo çështje të tij. Ai ishte një kujtues dhe lutës i palodhur i Allahut. Ai lutej, kërkonte falje dhe pendohej vazhdimisht te Zoti i tij. Ibrahimi ishte, gjithashtu, i mëshirshëm dhe tejet i butë me krijesat. Ai ishte falës dhe shumë tolerant kundrejt padrejtësive që të tjerët i bënin. Ai nuk irritohej nga injoranca apo gabimet e njerëzve. Padrejtësisë nuk i përgjigjej me zemërim e padrejtësi, por me butësi, ngrohtësi e falje. Mendo pak: i ati i tha: "Do të të vras me gurë!", - ndërsa Ibrahimi ia ktheu: "Paqja qoftë me ty! Unë do t’i kërkoj falje Zotit tim për ty”. Profeti Ibrahim duhet marrë si model për gjithçka, siç thotë Zoti: "Një shembull i mirë për ju janë Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi prej jush dhe prej çfarë adhuroni ju veç Allahut. Ne ju mohojmë dhe armiqësia ndërmjet nesh është e hapur, derisa ju ta besoni Allahun si Një e të Vetëm!”. Por mos e merni si shembull fjalën e Ibrahimit drejtuar babait të vet (mosbesimtar) “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam asnjë mundësi për ty para Allahut!”. (Thoni) “Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi, vetëm para Teje pendohemi dhe vetëm tek Ti është kthimi ynë. Zoti ynë, mos na bëj sprovë të atyre që nuk besojnë dhe falna, o Zoti ynë! Ti je Ngadhënjimtari, i Urti.” [El mumtehine 4, 5.] Ne duhet të sillemi ashtu si na ka mësuar Zoti për të gjitha çështjet.