Al-A'raaf
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
سَآءَ مَثَلًا ٱلْقَوْمُ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا وَأَنفُسَهُمْ كَانُوا۟ يَظْلِمُونَ 177
Sa i keq është si shembull populli që i mohoi Shenjat Tona dhe e rëndoi vetveten me padrejtësi! - Shumë model i keq është ai i atyre që i konsiderojnë faktet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar si kotësira e trillime. Ata i bëjnë padrejtësi vetes dhe shkatërrojnë jetën e tyre duke bërë gjynahe e poshtërsira. Modelit të tyre duhet t’i largohesh sa më shumë. Për sa i përket personit që përshkruhet në ajet, ka mundësi që të ketë qenë një person konkret, që Allahu i Lartësuar i dha dituri, por ai devijoi. Historia e tij përmendet që besimtarët të nxjerrin mësim dhe të jenë të kujdesshëm që të mos bien në të njëjtin gabim si ai. Ka mundësi gjithashtu që ky të jetë thjesht një rast i përgjithshëm, domethënë, nuk kemi të bëjmë me një person të caktuar. Allahu i Lartësuar e sjell si një shembull, që ne të ruhemi dhe të jemi të kujdesshëm që të mos bëhemi si ai. Ky është një gjykim që përfshin këdo që Allahu i dhuron dituri rreth fesë, por që më pas e braktis diturinë dhe nuk punon sipas saj. Sigurisht, këto ajete janë një nxitje për të punuar me diturinë që të dhuron Allahu i Lartësuar. Kjo është një mundësi e artë për ngritje në grada të larta tek Allahu i Madhëruar. Gjithashtu, puna me diturinë që të ka dhuruar Allahu i Lartësuar është një kështjellë e fortë kundër Shejtanit të mallkuar. Nga ana tjetër, këto ajete janë një kërcënim i hapur dhe një qortim i fortë për këdo që nuk punon me diturinë që i ka dhuruar Allahu i Lartësuar. Kjo gjë e poshtëron njeriun dhe bën që Shejtani i mallkuar ta sundojë dhe kontrollojë atë. Gjithashtu, pasimi i dëshirave dhe përqendrimi i zemrës dhe i aktiviteteve vetëm te kjo botë, bëhen shkak që robi të devijohet dhe të braktiset nga Allahu i Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar, duke na dhënë të kuptojmë se Ai është i vetmi i Cili mund të të udhëzojë në rrugën e drejtë dhe të të lërë në humbje, thotë: