Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Surah 7

Al-A'raaf

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 143

وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَـٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُۥ قَالَ رَبِّ أَرِنِىٓ أَنظُرْ إِلَيْكَ ۚ قَالَ لَن تَرَىٰنِى وَلَـٰكِنِ ٱنظُرْ إِلَى ٱلْجَبَلِ فَإِنِ ٱسْتَقَرَّ مَكَانَهُۥ فَسَوْفَ تَرَىٰنِى ۚ فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُۥ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُۥ دَكًّا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقًا ۚ فَلَمَّآ أَفَاقَ قَالَ سُبْحَـٰنَكَ تُبْتُ إِلَيْكَ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلْمُؤْمِنِينَ 143

Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i foli atij, ai tha: “Zoti im! Më mundëso të të shoh!” -Musai shkoi në vendin e caktuar pikërisht atëherë kur i kishte thënë Allahu i Madhëruar, i Cili i foli drejtpërdrejt, duke i shpallur urdhëresat dhe ndalesat e Tij. Në këto momente, Musai u përmallua dhe u pushtua nga një dëshirë shumë e fortë për të parë Zotin e Lartësuar, prandaj i tha: “Zoti im! Më mundëso të të shoh!” Por Allahu i Madhëruar i thotë:Ai i tha: “Ti nuk mund të më shohësh Mua. -Arsyeja është se Allahu i Madhëruar i ka bërë krijesat në këtë jetë që ata të mos kenë mundësi ta shohin Atë. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë për ta parë Allahun e Lartësuar as në jetën tjetër, në Xhenet. Madje, ka shumë tregues në Kur'an dhe në hadithet e sakta të Profetit (a.s) se banorët e Xhenetit do ta shohin Zotin e tyre të Lartësuar dhe Bujar, madje do të mrekullohen me këtë. Kjo do të ndodhë sepse atje do të jenë me një krijim të ri, të plotë e të përkryer, që jo vetëm ta përballojnë, por edhe do të mrekullohen kur të shohin Allahun e Lartësuar. Për t’ia bërë të qartë këtë pamundësi, Allahu i Lartësuar i tregoi Musait shembullin me malin: domethënë, ashtu sikurse mali nuk qëndroi në këmbë, ashtu edhe ai nuk mund ta përballonte të shikonte në këtë jetë Allahun e Lartësuar:Por shiko atë mal! Nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë, ti do të më shohësh Mua.” -Shikoje malin i cili i përket kësaj bote: a do të jetë ai i qëndrueshëm kur Allahu i Lartësuar t’i shfaqet? Madje, malit do t’i shfaqet vetëm një pjesë e dritës së Allahut të Lartësuar. Nëse ai do të qëndrojë në këmbë, atëherë edhe ti do të më shikosh Mua. Por kjo qe e pamundur, siç thotë Allahu i Lartësuar:Por kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi dhe e bëri pluhur atë dhe Musait i ra të fikët. -Kur Allahu i Lartësuar iu shfaq malit, e shndërroi atë në pluhur. Kjo ndodhi për shkak të përballjes me dritën e Allahut të Lartësuar. Ndërsa Musai, kur pa këtë fenomen madhështor dhe të frikshëm njëkohësisht, u rrëzua në tokë, pa ndjenja. Atëherë ai e kuptoi se, kur mali nuk rezistoi ta shikonte Allahun e Madhëruar, ai patjetër që nuk do t’ia arrinte kurrë. Kështu, Musai i kërkoi falje Zotit për atë kërkesë të nxituar që bëri:Kur erdhi në vete, tha: “I lavdëruar qofsh, o Zoti im! - Musai tha: “Subhaneke” - “I lavdëruar qofsh! I pastër nga çdo e metë je, o Zoti im!” Më këto fjalë, Musai madhëroi Allahun e Lartësuar dhe pastaj shprehu pendimin e vet:Pendohem para Teje. -Kërkoj falje për të gjitha gjynahet dhe, në mënyrë të veçantë, për kërkesën time të nxituar, o Zoti im.Unë jam i pari ndër ata që besojnë.” - Musai deklaroi kështu përtëritjen e besimit të tij, kur mësoi diçka që nuk e dinte para kësaj ngjarjeje. Vërtet Allahu i Lartësuar nuk ia realizoi kërkesën e nxituar Musait, i cili ishte i pushtuar nga dashuria për Të, por nga ana tjetër, vijoi t’i jepte mirësi të shumta, të cilat ia kujton në vijim: