Al-Hadid
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَءَامِنُوا۟ بِرَسُولِهِۦ يُؤْتِكُمْ كِفْلَيْنِ مِن رَّحْمَتِهِۦ وَيَجْعَل لَّكُمْ نُورًا تَمْشُونَ بِهِۦ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ 28
O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij, -Ka mundësi që këto fjalë t’u drejtohen ithtarëve të Librit, domethënë, atyre që besojnë dhe pasojnë Musain ose Isain (a.s.). Allahu i Madhëruar i urdhëron ata që të punojnë sipas besimit të vërtetë. Ai i urdhëron që të kenë drojë (takua) ndaj Tij, duke iu larguar gjynaheve dhe mosbindjes, dhe të besojnë të Dërguarin e Tij, Muhamedin (a.s.). Nëse veprojnë kështu, Allahu ka për t’i shpërblyer dyfish, prej mëshirës së Tij: një shpërblim për besimin e tyre në profetët e shkuar dhe një shpërblim për besimin e tyre në Profetin e Fundit, Muhamedin (a.s.). Por ka mundësi, gjithashtu, që ky urdhër t’u drejtohet të gjithëve, qofshin ithtarë të Librit ose jo. Ky shpjegim është madje më i dukshëm. Kësisoj, Allahu i Madhëruar i urdhëron të gjithë njerëzit për besim dhe drojë (takua) ndaj Tij. Ai i urdhëron për pasimin e plotë të fesë së drejtë, me themelet dhe degëzimet e saj, si në veprat e jashtme e të dukshme, ashtu edhe për veprat e fshehta dhe të padukshme. Nëse e zbatojnë këtë urdhër, i Lartësuari u premton dyfish prej mirësisë dhe mëshirës së Tij. Madhësinë e këtij shpërblimi nuk e di askush, veç Allahut të Lartësuar. Një shpërblim është për besimin dhe një shpërblim për takua-në; ose një shpërblim për zbatimin e urdhrave dhe një shpërblim për lënien e harameve. Po ashtu, ka mundësi që “ju jep dyfish” të ketë kuptimin: “ju jep shpërblime të shtuara herë pas here”. Por jo vetëm kaq, sepse Allahu i Madhëruar thotë në vijim:...ju dhuron dritë, që të ecni me të, dhe ju fal gjynahet. -Përveç shpërblimit të shumëfishuar, Allahu i Lartësuar ka për t’ju dhënë dituri udhëzim dhe dritë, që të ecni mes territ të injorancës. Më shumë akoma, Ai do t’ju falë gjynahet dhe do t’ju mbulojë të metat.Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Prandaj, asnjërit të mos i duken shumë këto premtime për Allahun, që zotëron mirësi të pakufishme, të cilat kanë përfshirë qiejt e Tokën dhe çfarë gjendet mes tyre. Çdo krijesë është rrethuar nga mirësitë e Tij dhe nuk bën dot pa to as sa një pulitje sysh, madje as më pak se kaq.