Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Ar-Rahmaan
Surah 55

Ar-Rahmaan

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 76–77

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفْرَفٍ خُضْرٍ وَعَبْقَرِىٍّ حِسَانٍ 76 فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ 77

Aty rrinë të mbështetura në shtroje të gjelbra e qilima të bukur. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? -Në këto xhenete, vendet ku ulen banorët janë me shtroje palë mbi njëra tjetrën, për t’ua shtuar më shumë bukurinë. Ato janë në ngjyrë të gjelbër dhe shumë tërheqëse. Qilimat janë të thurur e të punuar me finesë dhe të butë në prekje. Këto dy kopshte janë poshtë dy xheneteve të para, sikurse thotë i Madhëruari: “E nën ata të dy (Xhenete) janë edhe dy Xhenete të tjera.”. Allahu i Madhëruar i ka veçuar dy xhenetet e para me cilësi që nuk i kishin të dytat. Kështu:- Për të parët thotë: “Tek ata të dy janë dy burime, që rrjedhin”, ndërsa për të dytët thotë: “Aty janë dy burime, që gjithnjë burrojnë”. Dhe kuptohet mirë dallimi mes burimeve që rrjedhin me bollëk dhe burimeve që gurgullojnë.- Për dy xhenetet e para thuhet që janë: “Plot pemë, që bëjnë hije”, dhe kjo nuk thuhet për dy të tjerët.- Për të parët thuhet: “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje”, ndërsa për dy të tjerët thuhet: “Në ata të dy ka fruta: hurma dhe shegë.”- Për të parët thuhet: “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frytet e pemëve të dy xheneteve janë shumë pranë”, përshkrim ky më i plotë dhe më i bukur sesa për të dytët, kur thuhet: “Aty rrinë të mbështetura në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.”- Për të parët, duke përshkruar gratë e Xhenetit, thuhet: “Aty janë ato që i përqendrojnë shikimet e tyre, të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” Dhe: “Ato janë si rubinë e korale”. Ndërsa për të dytat thuhet: “Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë vetëm brenda kështjellave” Dhe: “Ato nuk i ka prekur kush më parë, as njeri e as xhind”. Kuptohet shumë mirë dallimi mes dy rasteve.- Për të parët thuhet: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë (ihsan) veçse e mira (ihsan)?!” Kjo tregon se dy të parët janë shpërblim për bamirësit që arrijnë gradën e ihsan-it. Por kjo nuk thuhet edhe për kopshtet e dyta.- Gjithashtu, thjesht përmendja në fillim e dy xheneteve të para tregon për vlerësimin e tyre më të madh, në krahasim me dy xhenetet e dyta. Me këto tregues, kuptohet se dy xhenetet e para janë më të mira dhe janë përgatitur për më të zgjedhurit, të afruarit e Zotit, si: profetët, të sinqertët, shehidët dhe bamirësit. Ndërsa dy xhenetet e tjera janë përgatitur për besimtarët e tjerë.Sidoqoftë në këto xhenete ka mirësi që sytë nuk i kanë parë, veshët nuk i kanë dëgjuar dhe zemra e askujt nuk i ka përfytyruar. Atje do të gjejnë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që u kënaq syrin. Banorët e tyre do të jenë në kulmin e rehatisë, kënaqësisë, prehjes dhe në vendbanime të mrekullueshme. Aq të lumtur janë, saqë secili prej tyre mendon se askush nuk është në lumturi më të madhe se ajo e tij. Pasi përshkroi mëshirën dhe bujarinë e Tij të gjerë, duke treguar për mirësitë e Tij të shumta, i Lartësuari thotë: