Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · An-Najm
Surah 53

An-Najm

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 27

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةَ تَسْمِيَةَ ٱلْأُنثَىٰ 27

Vërtet, ata që nuk e besojnë jetën tjetër, i emërtojnë melekët me emra femrash. -Ata që adhurojnë zota të tjerë, që mohojnë profetët e Zotit e që nuk besojnë ahiretin, pikërisht për shkak të këtij mosbesimi, ata kanë guximin të kryejnë të tilla gjynahe të shëmtuara. Ata kanë paturpësinë të thonë fjalë të ulëta, duke treguar armiqësinë e tyre me Allahun dhe Profetin e tij. Ata shpifin e thonë se melekët janë vajzat e Allahut. Në këtë mënyrë, së pari, ata kanë shpifur kundrejt Allahut të Lartësuar, i Cili nuk ka lindur askënd dhe është i pastër nga kjo cilësi dhe, së dyti, kanë shpifur për melekët, duke thënë se ata janë femra, fakt për të cilin ata nuk kanë dijeni as nga Zoti dhe as nga Profeti (a.s.). Madje, edhe logjika e pastër i hedh poshtë pretendimet e tyre. E vërteta qëndron krejt ndryshe nga ajo që ata pretendojnë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për fëmijë dhe bashkëshorte, se Ai është Një dhe i Vetëm. Ai është El Samed - Zotëruesi i gjithçkaje, të Cilit të gjitha krijesat i drejtohen me lutje e përgjërim për nevojat e tyre. Ai as ka lindur dhe as është i lindur prej kujt. Me Allahun askush nuk mund të jetë i njëjtë dhe i barabartë. Ndërsa melekët janë rob të zgjedhur, të nderuar dhe të afruar tek Allahu, shërbëtorë të nënshtruar dhe të bindur ndaj Tij, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6].