Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Adh-Dhaariyat
Surah 51

Adh-Dhaariyat

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 37

وَتَرَكْنَا فِيهَآ ءَايَةً لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ 37

Ne kemi lënë aty shenja për ata që ia kanë frikën dënimit të dhembshëm. -Në ato vise ka shenja, të cilat mund të shërbejnë si mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime, për ata që e kuptojnë se Allahu i Lartësuar e ka ndëshkimin shumë të ashpër, për ata që e kuptojnë se profe-tët kanë thënë të vërtetën dhe se Allahu e ka përforcuar të vërtetën e sjellë prej tyre.Disa mësime të nxjerra nga kjo histori.Në rrëfimet e sjella nga Allahu i Lartësuar për ndodhitë e të mirëve dhe të këqijve dhe përfundimet e tyre, ka urtësi të shumta. Kështu, në këto ajete del qartë rëndësia dhe grada e lartë e Ibrahimit. Allahu i Lartësuar e filloi këtë histori duke folur për Ibrahimin (a.s.). Ai ishte pjesë e një ngjarjeje të madhe, prej së cilës duhet të nxjerrim shumë mësime.- Së pari, mikpritja dhe nderimi i mikut është një virtyt i lartë. Kjo ishte tradita e të dashurit të Zotit, Ibrahimit (a.s.), për pasimin e së cilës Allahu i Lartësuar urdhëroi Muhamedin (a.s.) dhe ymetin e tij. Allahu i Lartësuar e përmendi mikpri-tjen e Ibrahimit në një kontekst lavdërimi. Miku duhet nderuar me fjalë dhe me vepra. Allahu i Lartësuar i përcaktoi miqtë e Ibrahimit si “të nderuar”. Ata ishin të nderuar nga Ibrahimi (a.s.), me mikpritjen e tij shembullore, të cilën Zoti e tregoi imtësisht. Ai tregoi në detaje se si Ibrahimi (a.s.) i nderoi miqtë e tij, me fjalë dhe me vepra. Por ata ishin të nderuar edhe nga vetë Zoti i Lartësuar.- Shtëpia e Ibrahimit (a.s.) ishte një bujtinë e hapur për çdo udhëtar dhe mik. Për këtë arsye, ata hynë brenda pa pyetur e pa kërkuar leje, por thjesht përshëndetën me selam, për mirësjellje. Edhe Ibrahimi (a.s.) ua ktheu me një përshëndetje më të mirë, duke i thënë: “Selami qoftë gjithnjë me ju!”- Nga ajeti kuptojmë se lejohet prezanti-mi me ata që të vizitojnë apo me të cilët ke krijuar njëfarë lidhjeje, sepse kjo mund të sjellë mirësi të shumta.- Edukata e Ibrahimit (a.s.) dhe kujdesi i tij në përzgjedhjen e fjalëve më të mira ishte i madh. Ai u tha atyre: “...o njerëz të panjohur në këto anë...”, dhe nuk u tha: “Unë nuk ju njoh ju”. Sigurisht që mes dy rasteve ka ndryshim të dukshëm.- Nga ngjarja mësojmë se duhet të nxitoj-më në nderimin e mikut. Bamirësia më e çmuar është ajo që kryhet më së shpejti. Prandaj Ibrahimi nxitoi që t’u shtronte menjëherë tryezën mysafirëve të tij.- Nderimi i mikut me një ushqim që është i gatshëm, para se miku të vijë, pasi ndoshta është përgatitur për të tjerë, nuk konsiderohet aspak si mungesë respekti për mikun. Allahu i Lartësuar i konsideroi mysafirët e Ibrahimit si miq plotësisht “të nderuar”.- Ne mësojmë gjithashtu për begatitë e mëdha që Allahu i Lartësuar i pati dhënë Ibrahimit. Kjo duket në faktin që ai e kishte viçin gati, madje edhe të gatuar, pa pasur nevojë të shkonte në treg, ta merrte nga fqinjët apo diku tjetër.- Vëmë re se ishte vetë Ibrahimi (a.s.) që u shërbeu miqve, ndërkohë që ai ishte i dashuri i Mëshiruesit. Me këtë, ai dëshmoi se ishte shembulli më i mirë i nderimit të mikut. Ibrahimi (a.s.) ua afroi ushqimin mysafirëve në vendin ku ishin ulur ata dhe nuk ua shtroi diku tjetër e t’u thoshte “Ejani të hani!”. Ai zgjodhi atë gjë që ishte më e thjeshtë dhe më e rehatshme për ta.- Përzgjedhja e fjalëve me mikun, sidomos në momentin kur u ofron ushqimin. Ibrahimi (a.s.) zgjodhi fjalët më të mira, duke u thënë: “A nuk po hani tani?”. Kështu, njeriu duhet të përzgjedhë fjalët më të mira për të ftuar mikun në ushqim, për shembull, të thotë: “A nuk po na nderoni?” ose: “A nuk po urdhëroni?” e të tjera si këto.- Nëse dikush frikësohet për ndonjë shkak të caktuar, duhet që t’ia largosh atë frikë duke i folur e duke e sqaruar, sikurse vepruan melekët me Ibrahimin (a.s.), kur i thanë: “Mos u frikëso!”, dhe më pas i dhanë lajmin e gëzueshëm.- Gëzimi i madh i Sarës, gruas së Ibrahi-mit, aq sa bëri disa veprime të pazakonta.- Mirësia e madhe që Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s.) dhe Sarës, që ishte djali i tyre i ditur, Is’haku (a.s.).