Muhammad
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
أَمْ حَسِبَ ٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَن لَّن يُخْرِجَ ٱللَّهُ أَضْغَـٰنَهُمْ 29
Vallë, a mendojnë ata që i kanë zemrat e sëmura(me hipokrizi), se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në shesh urrejtjen(ndaj besimit të vërtetë)?! -A mos mendojnë ata që i kanë zemrat të sëmura nga dyshimet, epshi dhe dëshirat pa fré, se Allahu nuk do t’ua nxjerrë jashtë mllefin, urrejtjen, armiqësinë dhe ligësinë që mbajnë fshehur në kraharor?! Sëmundjet e zemrës e nxjerrin njeriun nga natyrshmëria e pastër dhe e fusin në pellgun e zullumit. Mendimi i tyre se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në dukje urrejtjen ndaj Islamit dhe muslimanëve, është shumë i gabuar dhe bie ndesh me urtësinë e Allahut të Madhëruar. Urtësia e Tij e bën të domosdoshme që të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët, nëpërmjet sprovave dhe vështirësive. Ata që janë të qëndrueshëm në këto sprova dhe nuk i tradhtojnë bazat e fesë së tyre, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që lëkunden nga këto sprova dhe nuk bëjnë durim, ata nuk kanë besim të fortë dhe të vërtetë. Kur ata janë në vështirësi, e humbasin toruan dhe u dobësohet imani, aq sa fillojnë të vjellin vrer kundër të vërtetës, duke e nxjerrë jashtë në këtë mënyrë ligësinë që fshihnin në zemër dhe duke shfaqur hipokrizinë e tyre. Kështu, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar nxjerr në pah besimtarët e vërtetë dhe mashtruesit hipokritë. Madje Ai thotë: