Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
Surah 42

Ash-Shura

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 37

وَٱلَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَـٰٓئِرَ ٱلْإِثْمِ وَٱلْفَوَٰحِشَ وَإِذَا مَا غَضِبُوا۟ هُمْ يَغْفِرُونَ 37

Ata u ruhen gjynaheve të mëdha e veprave të shëmtuara ... -Cilësi tjetër e atyre që meritojnë premtimin e të Madhërishmit për të hyrë në Xhenet është edhe largimi nga gjynahet e mëdha dhe veprat e pista. Këtu janë përmendur dy gjëra: kebâiral ithmi - gjynahet e mëdha dhe el feuâhish - veprat e pista. Te gjynahet e mëdha hyjnë edhe veprat e pista, por këtu ato janë përmendur veçmas për të treguar rëndësinë e ndalimit të tyre. Ndryshimi mes të dyjave qëndron në faktin se el feuâhishquhen ato gjynahe të mëdha që nxiten nga nefsi ose nga tundimi i tij, si, për shembull, imoraliteti etj. Ndërsa gjynahet e tjera të mëdha nuk janë të tilla. Nëse përmenden së bashku, dallimet janë këto që sapo përmendëm, e nëse përmenden të veçuara ato përfshijnë njëra-tjetrën....dhe kur zemërohen, ata falin. -Ata kanë cilësitë më të larta dhe virtytet e njerëzve më të mirë. Kështu edhe të falurit e tjetrit është cilësi e tyre, pjesë e karakterit të tyre. Kur dikush i zemëron me fjalë apo me vepra, ata nuk e shprehin këtë dhe nuk ndërmarrin veprime për ta shkarkuar zemërimin e tyre, por përkundrazi, e mbajnë të fshehur në shpirt, madje, çfarë është më e mrekullueshme, ata dinë të falin, ta justifikojnë tjetrin dhe të tolerojnë me mirësjellje. Ata dinë t’i përgjigjen padrejtësisë veçse me falje dhe bamirësi. Me virtytin e lartë të të falurit arrihen shumë mirësi dhe u pritet rruga të këqijave të pallogaritshme. Shpirti i atij që fal gjen qetësi dhe lumturi, kurse ai që falet merr një mësim të mirë për mëshirën dhe faljen. Kështu mbillet dashuria dhe respekti, falja dhe toleranca në zemrat e njerëzve. Ky është morali i muslimanit me krijesat e Zotit, sikurse thotë i Gjithëdituri: “E kush është më fjalëmirë se ai që thërret njerëzit në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam musliman.”? E mira nuk mund të jetë e barabartë me të keqen. Largoje atë (të keqen) me çfarë është më e mirë, sepse atëherë, edhe ai, me të cilin ke njëfarë armiqësie, do të të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç atyre që janë durimtarë; dhe askush, përveç atyre që kanë fat të madh. E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërkoi mbrojtje Allahut, sepse Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri.” [Fussilet 33-36].