Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Surah 4

An-Nisaa

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 73

وَلَئِنْ أَصَـٰبَكُمْ فَضْلٌ مِّنَ ٱللَّهِ لَيَقُولَنَّ كَأَن لَّمْ تَكُنۢ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُۥ مَوَدَّةٌ يَـٰلَيْتَنِى كُنتُ مَعَهُمْ فَأَفُوزَ فَوْزًا عَظِيمًا 73

Por nëse juve ju vjen ndonjë e mirë nga Allahu, ata, – a thua se mes jush dhe atyre nuk ekziston ndonjë lloj dashurie – me siguri do të thonë: “Ah, sikur të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh!” -Pra, nëse besimtarët fitojnë në ndonjë luftë, atëherë edhe ata do të dëshironin të kishin marrë pjesë në atë luftë, me qëllim që të kishin përfituar edhe ata prej plaçkës së kapur. Kështu, ata synojnë veç fitimin material të kësaj bote.a thua se mes jush dhe atyre nuk ekziston ndonjë lloj dashurie -Pra, ata shprehen ashtu, sikur të mos ekzistonte mes tyre dhe besimtarëve ndonjë lidhje, siç është lidhja e besimit. Dihet se besimtarët janë si një trup i vetëm, që kujdesen për t’i mundësuar njëri-tjetrit çdo të mirë dhe për t’u ruajtur nga çdo e keqe. Ata gëzohen me të mirat që i mundësojnë bashkësisë së tyre dhe trishtohen për problemet që mund të kenë të tjerët. Të gjithë përpiqen që të arrijnë çdo gjë që rregullon çështjet e fesë dhe të jetës së tyre. Atëherë, ata të cilët dëshirojnë veç dynjanë nuk e kanë këtë solidaritet dhe dashuri të ndërsjelltë që duhet të kenë besimtarët e vërtetë. Megjithatë, Allahu i Lartësuar është shumë i Butë, i Dashur dhe i Mëshirshëm me robërit e Tij. Ai kurrë nuk ua këput shpresën dhe kurrë nuk ua mbyll portat e kthimit dhe afrimit tek Ai. Për këtë arsye, ata që bëjnë diçka jo të denjë për një besimtar, Ai i fton dhe i ndihmon që të plotësojnë dhe ndreqin mangësitë e tyre dhe ta përsosin veten me cilësitë e duhura për një besimtar. Kështu, i Lartësuari i urdhëron këta njerëz për sinqeritet dhe i nxit që të dalin e të luftojnë në rrugën e Tij: