Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Surah 39

Az-Zumar

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 18

ٱلَّذِينَ يَسْتَمِعُونَ ٱلْقَوْلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحْسَنَهُۥٓ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُ ۖ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمْ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَـٰبِ 18

Ata që e dëgjojnë me vëmendje fjalën(shpalljen)dhe pasojnë më të mirën. -Ata dëgjojnë me vëmendje fjalët që u thuhen, që të mund të gjykojnë drejt se cilave prej tyre iu duhet dhënë përparësi e cilave jo. Ngaqë janë të logjikshëm dhe të kujdesshëm, ata zgjedhin fjalën më të mirë dhe nuk ka dyshim se fjala më e mirë është Fjala e Allahut (Kur'ani) dhe fjala e Profetit të Tij (hadithi): "Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra tjetrën (në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here (me këshilla e dispozita)." [Zumer 23]. Në këtë ajet mund të përmendim edhe një dobi të veçantë. Kur Allahu i Lartësuar na tregoi për të mençurit dhe të urtët dhe i lëvdoi ata, sepse e dëgjojnë me vëmendje çdo fjalë që thuhet dhe pasojnë me të mirën, dikush mund të thotë: A ka ndonjë mënyrë apo rrugë se si mund të dallojmë dhe gjykojmë se cila fjalë është më e mira, në mënyrë që edhe ne ta zgjedhim dhe pranojmë, dhe kështu të përshkruhemi të mençur dhe të urtë? Ose që të shohim ata që e pranojnë atë fjalë dhe ta dimë se ata janë të urtë dhe të mençur? Atëherë, përgjigjja për këtë pyetje është: Po, ka një mënyrë për të dalluar se cila është fjala më e mirë. Fjala më e mirë është ajo fjalë që vetë Zoti e ka quajtur të tillë, kur tha: "Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra tjetrën (në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here (me këshilla e dispozita)." [Zumer 23].Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë dhe këta janë të diturit. -Këta janë ata që Allahu i udhëzoi dhe i mësoi të stolisen me virtyrtet më të larta dhe ua bëri mbarë që të bëjnë punët më të mira e të shpërblyeshme. Ai dëshmoi se pikërisht këta që pasojnë fjalën e Tij "janë të diturit." Këta janë të mençurit dhe të urtët, që dallohen për logjikën e mprehtë dhe gjykimin e drejtë. Me mençurinë dhe mprehtësinë e tyre, ata mund të shohin dhe dallojnë të mirën nga jo e mira dhe i japin përparësi asaj mbi çdo gjë tjetër. Kjo është treguese e qartë e mendjes dhe logjikës së shëndoshë. Madje mund të themi se aftësia mendore tregohet veçse në këtë mënyrë. Ai që nuk arrin të dallojë mes fjalëve që i thuhen, të mira apo të shëmtuara, ai nuk konsiderohet i shëndetshëm mendërisht. Gjithashtu, edhe ai i cili arrin të dallojë fjalët, por epshet e tij ia mundin logjikën, dhe si rrjedhojë ai nuk i jep përparësi të mirës, pra, edhe ai është i mangët në mendje dhe i dobët në zgjedhje.