Yaseen
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
وَمَا عَلَّمْنَـٰهُ ٱلشِّعْرَ وَمَا يَنۢبَغِى لَهُۥٓ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ وَقُرْءَانٌ مُّبِينٌ 69
Ne nuk ia kemi mësuar atij(Muhamedit)poezinë dhe ajo as nuk është për të. -Allahu i Lartësuar dëshmon pastërtinë e figurës së Profetit të Tij nga shpifjet që trillonin për të idhujtarët, se ai na qenkësh një poet dhe se ajo që solli ishte thjesht një poezi. Ai thotë: "…Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit)poezinë dhe ajo as nuk është për të.” Nuk i takon një të përzgjedhuri që të jetë poet. Është e pamundur që ai të jetë poet, sepse është i udhëzuar dhe i drejtuar nga Zoti, ndërsa poetët kryesisht janë të çoroditur dhe të devijuar, që pasohen veçse nga të humburit dhe të mashtruarit. Allahu i Madhëruar i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet dhe trillimet e mohuesve për të Dërguarin e Tij. Profeti nuk dinte shkrim e lexim dhe Allahu nuk i pati mësuar atij poezinë, pasi kjo është diçka që nuk i shkonte figurës së këtij Profeti madhështor.Ky(Libër)është veçse një Mesazh... -Shpallja që Profeti (a.s.) solli nga Zoti është veçse një kujtim e këshillë për të urtët dhe të mençurit, që ata të zbulojnë mesazhet e Zotit dhe synimet e larta të Tij. Kur'ani përmban të gjitha porositë dhe synimet e larta në formën më të plotë. Ai ka një forcë këshilluese e kujtuese shumë të fortë. Ai bën të mundur që natyrat e pastra të kuptojnë çdo urdhër që është i mirë dhe i bukur dhe se çdo gjë e ndaluar është e ligë dhe e dënueshme. Kur'ani i nxjerr në pah dhe vë në provë natyrat e pastra, që të kuptojnë të mirën dhe t'i largohen të keqes....dhe një Kur’an i qartë. -Ai është qartësuesi i gjithçkaje që ka nevojë të qartësohet. Allahu i Madhëruar nuk përcakton se për çfarë çështjesh është qartësues, që të kuptohet se Kur'ani është qartësues për gjithçka dhe për të gjithë të vërtetën. Këtë e bën nëpërmjet argumenteve të përgjithshme dhe ato specifike. Kur'ani bën të qartë, gjithashtu, edhe të kotën dhe na sjell argumentet e kotësisë së saj. Por Allahu e shpalli këtë libër edhe për një qëllim tjetër: