Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Ar-Room
Surah 30

Ar-Room

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 58

وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِى هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٍ ۚ وَلَئِن جِئْتَهُم بِـَٔايَةٍ لَّيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا مُبْطِلُونَ 58

Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an çdo lloj shembulli. -Kjo tregon për përkujdesin e madh të Zotit për ne, për mëshirën e butësinë e Tij të madhe kur Ai na mëson atë që nuk e dimë. Ai thotë: "Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an çdo lloj shembulli." Nëpërmjet këtyre shembujve, Allahu na sqaron të vërtetën dhe çështjet që duhet t’i dimë. Kështu, askush nuk do të ketë më justifikim para Zotit. Nëpërmjet disa shembujve, Allahu i Lartësuar i përafron gjërat konceptuale përmes gjërave të prekshme e të dëshmueshme nga shqisat, që njerëzit t'i kuptojnë më mirë. Ndërsa në disa raste të tjera, Ai i pasqyron e i përshkruan ngjarjet që do të ndodhin aq realisht, saqë duket se ato tashmë kanë ndodhur dhe kanë përfunduar. Në Kur'an sillen shumë shembuj të tillë. Edhe në këto ajete kemi një shembull të tillë. I Lartësuari na tregon se çfarë do të ndodhë Ditën e Kijametit dhe për gjendjen e keqbërësve atë ditë. Ai na tregon për keqardhjen e tyre të madhe dhe se prej tyre nuk do të pranohen justifikimet, autokritikat apo keqardhjet. Mohuesit e fesë janë të padrejtë dhe dinë veçse të mohojnë me kokëfortësi e inat të vërtetën e qartë:Megjithatë, çfarëdo argumenti që t’u sjellësh atyre, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: “Ju nuk bëni gjë tjetër, veçse thoni kotësira!” - Edhe nëse u sjell ndonjë shenjë mrekulli, që tregon se ajo që solle prej Zotit është e vërtetë, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: “Ju thoni kotësira!” Kështu, thonë për të vërtetën se ajo është e kotë. Në këtë mëyrë reagojnë ata ndaj shenjave e mrekullive të Allahut, sepse zemrat e tyre janë të mbushura me kufër, refuzim dhe padrejtësi, si dhe për shkak të vulosjes së zemrave të tyre. Ato zemra i vulos Zoti, ndaj janë tërësisht të painteresuara rreth Zotit e besimit të vërtetë.