Al-Qasas
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهْلِكَ ٱلْقُرَىٰ حَتَّىٰ يَبْعَثَ فِىٓ أُمِّهَا رَسُولًا يَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتِنَا ۚ وَمَا كُنَّا مُهْلِكِى ٱلْقُرَىٰٓ إِلَّا وَأَهْلُهَا ظَـٰلِمُونَ 59
Zoti yt kurrë nuk do ta shkatërronte një popull pa dërguar ndër ta profet, që t’u lexonte atyre argumentet Tona. - Ai gjithmonë ka dërguar profetë në qytetet dhe vendbanimet kryesore të njerëzve, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë për të vërtetën. Zoti ka dërguar profetë, që t'u lexojnë njerëzve argumentet e Tij. Ai i ka mbështetur profetët me shenja të mëdha e mrekulli, të cilat tregojnë për vërtetësinë e Shpalljes dhe besnikërinë e profetëve. Fjala e tyre shkonte dhe përhapej tek të afërtit dhe të largëtit. Nëse Zoti do t’i dërgonte profetët në ndonjë fshat të humbur e të largët për njerëzit, do të ishte e vështirë të merrej vesh e vërteta dhe të përhapej ndër njerëz. Vendet e largëta janë të fshehura dhe banorët e tyre janë zakonisht të vrazhdë dhe jo miqësorë. Kurse në qytetet dhe qendrat e mëdha është më e lehtë përhapja e informacionit dhe banorët e tyre janë më pak të ashpër.Gjithashtu, Ne kurrë nuk e shkatërrojmë një vend, përveçse kur ata bëjnë padrejtësi. - Vetëm kur janë të zhytur në kufër dhe poshtërsi, që e meritojnë tërësisht ndëshkimin. Pra, Allahu i Madhëruar nuk ndëshkon asnjë pa e paralajmëruar dhe pa shkak, por i ndëshkon veçse për shkak të padrejtësisë dhe mosbesimit.