Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Surah 24

An-Noor

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 26

ٱلْخَبِيثَـٰتُ لِلْخَبِيثِينَ وَٱلْخَبِيثُونَ لِلْخَبِيثَـٰتِ ۖ وَٱلطَّيِّبَـٰتُ لِلطَّيِّبِينَ وَٱلطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَـٰتِ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ مُبَرَّءُونَ مِمَّا يَقُولُونَ ۖ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ 26

Gratë e këqija janë për burra të këqij dhe burrat e këqij janë për grate e këqija, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet. -Çdo i poshtër, në fjalë dhe vepra, i përshtatet një të poshtri, që është i ngjashëm me të. Ata pohojnë, miratojnë dhe shoqërojnë njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, i miri në fjalë dhe në vepra i përshtatet një të miri të ngjashëm me të. Ata meritojnë dhe shoqërojnë njëri-tjetrin. Ata i ngjajnë njëri-tjetrit në fjalë e vepra. Ky është një përkufizim i përgjithshëm, nga e cili nuk përjashtohet asgjë. Ndër subjektet më të rëndësishme që bëjnë pjesë në këtë gjykim janë profetët dhe, mbi të gjithë, janë Ulul Azmi(pesë profetët më të zgjedhur Nuhu, Ibrahimi, Musa Isa, dhe Muhamedi) dhe më i miri mes gjithë profetëve është Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.). Ai është më i miri dhe i pastërti i krijesave të Zotit, prandaj atij i takon të ketë më të mirat e mirësive. Cenimi i nderit të Aishes është cenim i nderit të Muhamedit. Dhe, në fakt, ky ishte qëllimi i munafikëve në të gjithë këtë histori.Këta janë të pastër nga shpifjet që thuhen për ta. -Mjafton fakti që ajo ishte gruaja e Profetit (a.s), për të gjykuar për pastërtinë e dëlirësinë e saj. Ajo nuk mund të ishte ndryshe, përveçse e pastër, e mirë dhe larg atyre shpifjeve të neveritshme. E si mund të flisnin për Aishen që, përveç faktit të mësipërm, ajo ishte e sinqerta, e bija e të Sinqertit, e rritur në shtëpinë e të sinqertëve. Ajo ishte më e sinqerta e grave, më e mira, më e ditura dhe më e këndshmja mes tyre. Ajo ishte më e dashura e Profetit të Zotit të botëve. Ajo ishte gruaja e vetme në shtëpinë e së cilës iu zbrit Shpallja Profetit (a.s). Ndër gratë e Profetit (a.s.), vetëm në shtëpinë e Aishes ka zbritur Shpallja. Në fund të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar e tregon qartë pastërtinë e Aishes:Për ta ka falje dhe shpërblim të begatshëm. -Në mënyrë të drejtpërdrejtë, fjala është për Aishen, ndërsa në mënyrë të përgjithshme është për të gjitha besimtaret e pastra e të ndershme. Për ta, Allahu i Madhëruar thotë: “ka falje dhe shpërblim të begatshëm." Pra, atyre Zoti ua ka falur të gjitha gjynahet dhe në Xhenetin e Tij do të kenë shpërblim e mirësi të shumta, si dhuratë nga Zoti i botëve.