Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Al-Hajj
Surah 22

Al-Hajj

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 58

وَٱلَّذِينَ هَاجَرُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ قُتِلُوٓا۟ أَوْ مَاتُوا۟ لَيَرْزُقَنَّهُمُ ٱللَّهُ رِزْقًا حَسَنًا ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ خَيْرُ ٱلرَّٰزِقِينَ 58

Ata që mërguan për hir të Allahut e më pas u vranë(duke luftuar)ose vdiqën(në shtrat), Allahu do t’i shpërblejë me shpërblimin më të mirë. -Ky është një lajm i mirë për këdo që emigron për hir të Allahut. Këta besimtarë të mirë emigrojnë për hir të Allahut, duke lënë shtëpitë dhe dheun e tyre, pasuritë dhe njerëzit më të dashur. Ata kërkojnë thjesht të adhurojnë Allahun ashtu siç Ai kënaqet dhe e kërkon prej tyre. Ata dalin në rrugën e Zotit për të ndihmuar fenë e Tij dhe për të lartësuar fjalën e Tij. Këta e kanë të sigurt shpërblimin e tyre nga Allahu i Madhëruar, pavarësisht në vriten e vdesin në luftë, si luftëtarë në rrugën e Zotit apo në shtrat. Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu do t’u japë shpërblimin më të mirë." Në jetën e varrit (berzah), Allahu i Madhëruar ka për t’u dhënë mirësi e kënaqësi të mrekullueshme. Ndërsa Ditën e Kijametit, Ai do t’i fusë në kopshte, ku janë mbledhur të gjitha bukuritë, mirësitë e lumturia. Atje do të shijojnë plotësisht kënaqësitë e shpirtit dhe trupit. Ajeti na jep edhe një kuptim: ai që emigron për hir të Allahut e ka të sigurt mirëqenien në këtë jetë, me një furnizim të gjerë dhe të bollshëm, pavarësisht se do të vdesë në shtrat apo do të vritet në luftë si dëshmor në rrugën e Zotit. Allahu e di mirë se si do të vdesin dhe ka siguruar mirëqenie për ta në këtë jetë.Nuk ka dyshim se Allahu është më i Miri Shpërblyes. -Askush të mos mendojë se, po të lërë vendin dhe pasurinë e vet për hir të Allahut, do të varfërohet e do të vuajë. Kurrsesi nuk ka për të qenë kështu, sepse Furnizuesi i tij është Allahu, dhe Ai është më i miri Furnizues. Kështu ka ndodhur dhe do të ndodhë gjithmonë. Kështu ndodhi me muhaxhirët e parë të Islamit. Ata lanë vendin, pasuritë dhe fëmijët e tyre, duke synuar të ndihmojnë fenë e Allahut. Por nuk kaloi shumë dhe Allahu u dha fuqi dhe kontroll në të gjitha vendet. Ai i bëri udhëheqës të botës, derisa filluan t’u vinin pasuritë dhe thesarët e tokës, duke u bërë kështu njerëzit më të pasur në faqen e dheut. Allahu i Madhëruar premton gjithashtu: