Taa-Haa
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
فَقُولَا لَهُۥ قَوْلًا لَّيِّنًا لَّعَلَّهُۥ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَىٰ 44
Por, i flisni me fjalë të buta! Ndoshta ai mendohet e frikësohet. - Drejtoju me fjalë të lehta e të buta, me edukatë dhe dashamirësi, e jo me vrazhdësi. Drejtoju me fjalë të zgjedhura dhe me sjellje të mirë e të ngrohtë, me shpresë që të përfitojë dy gjëra: 1. të kujtojë e të kuptojë se çfarë i sjell dobi dhe të gjejë forcë të hedhë hapin drejt së mirës; 2. të frikësohet nga çfarë i kanoset dhe të mendojë për të shpëtuar prej saj. Fjalët e buta dhe sjellja e mirë e bëjnë të mundur diçka të tillë, ndërsa fjalët e ashpra dhe sjellja e keqe janë të dëmshme dhe e largojnë njeriun. Disa shpjegojnë se “fjalët e buta” ishin ato të Musait kur i tha Faraonit: “A dëshiron që të pastrohesh? Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”. [Naziat 17 – 19]. Këto ishin vërtet fjalë të buta e të thjeshta. Nëse i studion, e sheh se sa të ngrohta ishin këto fjalë: “A do të pastrohesh?” Pra, a dëshiron të fillosh të pastrosh zemrën e shpirtin?! Ky më shumë duket si një propozim i butë, sepse bashkëfolësit i lihet në dorë që ta bëjë vetë zgjedhjen, duke aluduar se ai është i urtë dhe i mençur. Musai e ftoi Faraonin që të pastrohej e të largohej nga cilësitë e ulëta, dhe më i rëndësishëm këtu ishte pastrimi nga shirku. Ajo ishte ftesë për të reflektuar mbi një çështje që të gjithë e pranojnë: largimin nga shirku. Musai nuk i tha: “Unë kam ardhur të të pastroj”, por: “Të pastrohesh dhe lartësoshesh ti vetë.” Pastaj Musai e ftoi në rrugën e Zotit, i Cili i kishte dhuruar Faraonit shumë mirësi dhe pushtet. Ai e nxiti të reflektonte dhe të meditonte për mirësitë e shumta që kishte, dhe kështu të falënderonte Zotin, që ia kishte dhuruar. Musai i tha: “Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën.”. Pra, të udhëzoj të jesh mirënjohës ndaj Zotit tënd, në mënyrë që të lartësohesh e pastrohesh. Por me gjithë këto fjalë të ngrohta, që ta rrëmbejnë zemrën, Faraoni nuk e pranoi ftesën. Atëherë, Musai e kuptoi se kjo ftesë nuk kishte efekt te Faraoni. Si pasojë, Allahu i Madhëruar e ndëshkoi atë, siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari i Plotpushtetshëm.