Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Surah 2

Al-Baqara

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 283

وَإِن كُنتُمْ عَلَىٰ سَفَرٍ وَلَمْ تَجِدُوا۟ كَاتِبًا فَرِهَـٰنٌ مَّقْبُوضَةٌ ۖ فَإِنْ أَمِنَ بَعْضُكُم بَعْضًا فَلْيُؤَدِّ ٱلَّذِى ٱؤْتُمِنَ أَمَـٰنَتَهُۥ وَلْيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥ ۗ وَلَا تَكْتُمُوا۟ ٱلشَّهَـٰدَةَ ۚ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُۥٓ ءَاثِمٌ قَلْبُهُۥ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ 283

E në qoftë se jeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues,... -Pra, nëse jeni në udhëtim dhe nuk keni mundësi që t’i shkruani marrëveshjet tuaja, atëherë:...atëherë merrni një plaçkë peng! -Këtë peng e merr huadhënësi, si garanci për borxhin e dhënë. Ajeti tregon se, nëse pengu nuk i është dorëzuar huadhënësit, atëherë ai nuk është i vlefshëm si garanci. Gjithashtu, nëse më pas palët kanë kundërshtime rreth plaçkës së lënë peng (për sasinë apo cilësinë e saj, për shembull), atëherë merret në konsideratë pohimi i penglënësit. Përse? Sepse është penglënësi ai që e lë plaçkën si garanci, në vend të dokumentit që vërteton borxhin, dokument që duhej të diktohej po prej tij. Nëse nuk do të ishte i besueshëm pohimi i huamarrësit për pengun e lënë nga ai, atëherë plaçka e lënë peng do të ishte e pavlefshme si garanci. Kjo do të ishte njëlloj sikur të thoshim që deklarata e huamarrësit e diktuar në procesverbal është e pavlefshme si dokument, pasi pengu i lënë është në vend të dokumentit të shkruar. Duke qenë se qëllimi i pengut është garancia e borxhit, kjo praktikë lejohet jo vetëm gjatë udhëtimeve, por edhe në kushte normale. Allahu i Lartësuar e ka sjellë këtë si zgjidhje në situata jo të zakonta, sepse atëherë nevoja për një zgjidhje të tillë është e domosdoshme, pasi kur je në udhëtim nuk është e thjeshtë të gjesh shkrues për të dokumentuar një marrëveshje.E nëse i besoni njëri-tjetrit, atëherë ai që ka marrë diçka me mirëbesim le ta përmbushë atë që i është besuar... -Të gjitha këto masa ndërmerren nëse mes huadhënësit dhe huamarrësit apo mes dy palëve në marrëveshje ka njëfarë pasigurie për plotësimin e të drejtave të tyre. Por nëse palët kanë siguri të ndërsjelltë për plotësimin e të drejtave dhe detyrimeve, atëherë kjo, pra lënia në mirëbesim dhe mos marrja peng apo mos dokumentimi i aktit, është diçka e lejuar. Por, në këtë rast, pala marrëse duhet të jetë e drejtë në përmbushjen e detyrimeve të saj. Ajo nuk duhet të bëjë asnjë lloj padrejtësie....dhe le ta ketë frikë Allahun, Zotin e tij -Pra, pala që ka marrë diçka prej tjetrit me mirëbesimin e tij, le të ketë frikë Zotin dhe t’i përgjigjet bamirësisë së tjetrit me bamirësi, duke qenë e drejtë në kthimin e hakut të tij.Mos e fshihni dëshminë... -Arsyeja është se e vërteta është e lidhur ngushtë me dëshminë. Ajo nuk mund të vihet në vend pa të. Ai që e fsheh të vërtetën ka bërë një gjynah të madh. Duke e fshehur të vërtetën, dëshmuesi ka mashtruar dhe, si rrjedhojë, ka shkelur të drejtat e të tjerëve, për të cilat do të mbajë përgjegjësi para Zotit të tij....se ai që e fsheh atë e ka zemrën me gjynahe. Allahu di çdo gjë që bëni ju. -Këto norma, me të cilat Allahu i Lartësuar udhëzon adhuruesit e Tij, përmbajnë urtësi dhe dobi gjithëpërfshirëse. Ato tregojnë se, nëse krijesat do të merrnin mësim nga udhëzimet e Krijuesit të tyre, jeta e tyre do të shkëlqente jo vetëm në dynja, me të gjitha problemet e saj, por edhe në ahiret, sepse ato rregullojnë fenë dhe besimin e tyre. Ato rregullojnë lidhjet e krijesave me Zotin e tyre. E si mund të ndodhë ndryshe, nëse krijesa zbaton udhëzime të ndërtuara mbi drejtësinë, rregullimin dhe mirësinë? Vetëm nëpërmjet tyre mund të arrihet në shuarjen e grindjeve e të keqkuptimeve. Vetëm nëpërmjet tyre mund të rregullohet jeta e krijesave. Allahu qoftë i lavdëruar ashtu si i takon lartësisë dhe madhështisë së Tij, sepse ne nuk mund ta lavdërojmë Atë dhe t’i shprehim adhurimin tonë ashtu si Atij i takon.