Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Surah 2

Al-Baqara

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 125

وَإِذْ جَعَلْنَا ٱلْبَيْتَ مَثَابَةً لِّلنَّاسِ وَأَمْنًا وَٱتَّخِذُوا۟ مِن مَّقَامِ إِبْرَٰهِـۧمَ مُصَلًّى ۖ وَعَهِدْنَآ إِلَىٰٓ إِبْرَٰهِـۧمَ وَإِسْمَـٰعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيْتِىَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلْعَـٰكِفِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ 125

Kujtoni kur Shtëpinë(Qaben)e bëmë vendtubimi për njerëzit dhe vendsigurie për ta(duke thënë):… -Kuptimi: Allahu e bëri Qaben vendin ku vizitorët synojnë të arrijnë mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër, mirësitë për dynjanë dhe për fenë e tyre. Ata shkojnë dhe vijnë në të, dhe gjithmonë ndiejnë dëshirën dhe mallin për t'u kthyer tek ajo. Po ashtu, Allahu i Lartësuar e ka bërë atë një vend paqeje dhe prehjeje për të gjithë njerëzit që hyjnë në të. Ajo është e sigurt për të gjithë, madje edhe për kafshët e bimët.Ajo ka qenë vend sigurie për të gjithë edhe në kohën para Islamit. Atëherë, për shembull, nëse dikush shihte vrasësin e babait të vet në atë vend, nuk e prekte me dorë dhe as nuk e kërcënonte, në shenjë nderimi për Shtëpinë e Lashtë. Ndërsa pas Islamit, ky nderim dhe kjo siguri u shtua edhe më shumë. Në përfundim, kjo Shtëpi është bërë vendi më i sigurt dhe më i nderuar në faqen e dheut. Allahu i Lartësuar na urdhëron që edhe ne ta adhurojmë Atë si një të vetëm duke pasuar gjurmët e Prijësit të njerëzimit, Ibrahimit (a.s.), kur thotë:Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi! -Togun: “Meķâmi Ibrâhîme” (Vendin e Ibrahimit) mund ta kuptojmë në dy mënyra:1. Ai mund të tregojë pikërisht vendin që kështu quhet edhe sot (Meķâmi Ibrâhîme), i cili ndodhet përballë portës së Qabes. Në këtë mënyrë, urdhri i Allahut të Madhëruar mund të nënkuptojë faljen e dy rekatëve namaz, veprim që kryhet te ky vend i njohur, pasi ka përfunduar tavafi. Është e pëlqyeshme që këta dy rekatë të falen duke u vendosur në një pozicion të tillë, që Meķâmi Ibrâhîme të jetë mes personit që falet dhe Qabes. Të këtij mendimi janë shumica e shpjeguesve të Kur’ânit.2. Por ka mundësi që me togun Meķâmi Ibrâhîme të jenë pasur për qëllim vendet ku Ibrahimi (a.s.) kreu adhurimet e tij gjatë haxhit, duke filluar nga tavafi, sa’ji, qëndrimi në Arafat, qëndrimi në Muzdelife, gjuajtjet e gurëve, kurbani e rite të tjera të haxhit. Në këtë rast, fjala “muŝal-lâ”, që në mendimin e mësipërm kishte kuptimin: “vendfalje e namazit”, tani do të kishte kuptim më të gjerë. Në mënyrë të përmbledhur, sipas mendimit të parë, fjala: “muŝal-lâ”domethënë: “vend për faljen e namazit”, ndërsa sipas mendimit të dytë: “vend ku kryhen adhurimet”.Gjithsesi, Allahu i Lartësuar në këtë ajet na urdhëron që, në të gjitha veprimet dhe adhurimet që kryhen gjatë haxhit, ne duhet të marrim si shembull Ibrahimin (a.s.). Ndoshta ky kuptim është më parësor për t’u marrë në konsideratë, sepse ai e përfshin edhe kuptimin e parë.Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: “Pastrojeni Shtëpinë Time(nga idhujt)për ata që bëjnë tauaf, për ata që qëndrojnë në të(për i'tikaf)dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!” -Kështu, Allahu i Lartësuar u shpalli atyre të dyve urdhrin që ta pastronin Shtëpinë e Allahut nga idhujtaria, mohimi dhe poshtërsitë ndaj tij, por ta pastronin edhe nga gjërat e pista. Më pas, Allahu thotë: “…për ata që bëjnë tavaf”. Edhe pse namazi është më i miri ndër tri adhurimet e përmendura, Allahu i Lartësuar ka përmendur së pari tavafin, sepse ai nuk mund të bëhet gjetkë, por veçse në Qabe. Pastaj ka përmendur itikaf-in, i cili, gjithashtu, mund të bëhet veçse në xhami, dhe më pas e ka përmendur namazin, i cili mund të falet edhe diku tjetër. Pra, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar dy profetët e Tij që ta pastronin Shtëpinë e Tij, me qëllim që ajo t'u shërbente të lartpërmendurve në mënyrat që i shtjelluam. Allahu i Lartësuar thotë: “Pastrojeni Shtëpinë Time”, duke e përcaktuar Qaben si Shtëpinë e Tij, për të treguar kështu shumë dobi dhe urtësi. Ky përcaktim, për shembull, do të bënte që Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.) të tregonin një përkujdesje maksimale për pastrimin e saj. Ata do të derdhnin të gjitha energjitë e tyre për pastrimin e shtëpisë së Allahut. Ky përcaktim është një nderim i madh i kësaj Shtëpie. Kjo nënkupton që të gjithë duhet ta nderojnë dhe respektojnë këtë Shtëpi. Është pikërisht kjo përkatësi e Qabes shkaku i tërheqjes së habitshme drejt saj. Zemrat gjithmonë anojnë për nga ajo, duke qenë gjithnjë të përmalluara të shkojnë drejt saj:Arsyeja është se në Vendin e Shenjtë, në Mekë, nuk lejohet vrasja e kafshëve dhe prerja e bimësisë.