Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · An-Nahl
Surah 16

An-Nahl

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 60

لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ مَثَلُ ٱلسَّوْءِ ۖ وَلِلَّهِ ٱلْمَثَلُ ٱلْأَعْلَىٰ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ 60

Përshkrimi i Allahut të Madhëruar me atribute që nuk i shkojnë madhështisë së Tij është një krim i shëmtuar. Një i tillë është edhe pretendimi se Zoti ka fëmijë e ka djalë. Madje, disa nga këta të mjerë jo vetëm që shpifën se Zoti ka fëmijë, por pretenduan se Ai ka si fëmijë llojin më pak të preferuar mes tyre, pra, femrat. Sipas tyre, Zoti paska bija, që ata për vete nuk i duan. Kështu shpifnin idhujtarët për Zotin e botës. Ato ishin përshkrime të këqija, të ulta të mangëta. Por Allahu i Lartësuar thotë:Përshkrimi më i keq është për ata që nuk besojnë në jetën e përjetshme. - Atyre u shkojnë përshkrimet më të këqija, me mangësitë më të ulta.Ndërsa Allahut i takon përshkrimi më i lartë. - Çdo cilësi e lartë dhe atribut absolut i takon veç Allahut. Allahut i takon shembulli dhe përshkrimi më i lartë në zemrat e besimtarëve dhe të dashurve të Tij të zgjedhur. Zemrat e tyre janë të mbushura me madhërimin, lartësimin, lavdërimin e dashurinë për Të. Ata kthehen gjithmonë të penduar tek Ai dhe të etur për ta njohur sa më shumë.Ai është Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Allahu është El Aziz - Ngadhënjimtari, Ai i cili ka nënshtruar nën sundimin e pushtetin e Tij të gjitha krijesat. Të gjitha krijesat i janë nënshtruar e përulur Ngadhënjimtarit. Por Ai është edhe El Hakim - I Urti, i cili i vendos të gjitha gjërat në vendin e vet. Ai urdhëron dhe ndalon veçse për ato gjëra për të cilat meriton të lavdërohet e falënderohet, sepse ato tregojnë se Allahu është i Plotë e Absolut në çdo gjë që urdhëron dhe në çdo gjë që ndalon. Pasi përmendi shpifjet dhe trillimet e keqbërësve kundër Tij, i Lartësuari flet për durimin, butësinë dhe mëshirën e Tij: