Yusuf
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
مَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ أَسْمَآءً سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَـٰنٍ ۚ إِنِ ٱلْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ ۚ أَمَرَ أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّآ إِيَّاهُ ۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلْقَيِّمُ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ 40
Ata që ju adhuroni përveç Allahut, nuk janë gjë tjetër, veçse emra, që i keni vënë vetë ju dhe paraardhësit tuaj, sepse Allahu nuk ka sjellë asnjë fakt për ta. -Ata janë disa sende, të cilëve ju u keni vënë emra dhe i keni quajtur zot, ndërkohë që ata janë hiçgjë dhe nuk kanë asnjë cilësi madhështore të Allahut të Lartësuar. Për adhurimin e tyre nuk ka zbritur asnjë argument nga Allahu i Lartësuar: “Allahu nuk ka sjellë asnjë fakt për ta” Madje, përkundrazi, Allahu i Madhëruar ka zbritur argumente që ndalojnë adhurimin e tyre dhe që bëjnë të qartë kotësinë e këtij adhurimi. Duke qenë se Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur argumente për të treguar se ata duhet të adhurohen, atëherë nuk ka asnjë lloj mënyre tjetër për të argumentuar saktësinë e adhurimit që u kushtohet atyre.I gjithë sundimi(dhe Ligji)është vetëm në dorë të Allahut. -Gjykimi i përket veçse Allahut të Madhëruar, që është i Vetëm dhe i Pashoq. Vetëm Ai zbret ligjet e jetës dhe të adhurimit. Veç Allahu i Lartësuar është Ai që urdhëron dhe ndalon. Allahu i Lartësuar gjithmonë ju ka urdhëruar që:Ai ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd(dhe asgjë) tjetër veç Tij. -Kjo është feja e drejtë, që të çon drejt suksesit. Çdo rrugë tjetër është e shpikur nga njerëzit dhe të çon drejt dështimit dhe drejt zemërimit të Allahut të Madhëruar .Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Ata nuk e njohin realitetin e gjërave. Çështjet që ka shtjelluar Allahu i Madhëruar janë aq të qarta, saqë nuk lënë asnjë dyshim, por shumica e njerëzve nuk i dinë dhe nuk duan që t’i mësojnë këto çështje. Ndryshimi mes teuhidit dhe shirkut është lehtësisht i kuptueshëm, por ata thjesht nuk duan të kuptojnë. Duke qenë se ata nuk duan që të kthehen tek Allahu i Madhëruar, atëherë patjetër do të bien në shirk dhe do të adhurojnë zota të tjerë të rremë. Kështu, Jusufi (a.s) i ftoi dy shokët e tij të burgut që të adhuronin Allahun e Lartësuar duke e njësuar dhe duke ia kushtuar me sinqeritet të gjitha adhurimet vetëm Atij. Ka mundësi që ata ta kenë pranuar këtë ftesë dhe të jenë udhëzuar, duke e marrë të plotë mirësinë e Allahu ndaj tyre. Por ka mundësi që të kenë refuzuar dhe të kenë vazhduar në idhujtarinë e tyre, dhe në këtë mënyrë ata nuk do të kenë asnjë justifikim para Zotit të Madhëruar. Pas kësaj ftese kaq të bukur dhe të qartë, Jusufi vijoi me shpjegimin e ëndrrave, për të cilat ata e kishin pyetur: