Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
Surah 9

At-Tawba

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 16

أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تُتْرَكُوا۟ وَلَمَّا يَعْلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَـٰهَدُوا۟ مِنكُمْ وَلَمْ يَتَّخِذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَا رَسُولِهِۦ وَلَا ٱلْمُؤْمِنِينَ وَلِيجَةً ۚ وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ 16

A mos menduat se do të braktiseni dhe se Allahu nuk do t’i nxjerrë në pah ata ndër ju që luftojnë e që nuk kanë zgjedhur për mik të dashur asnjë tjetër, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve? -Kuptimi: A mos pandehni se do të liheni pa u sprovuar dhe pa marrë urdhra, që zbulojnë të sinqertin dhe mashtruesin?! Të mos kini asnjë dyshim se Allahu i Madhëruar do ta nxjerrë në shesh se çfarë fshihet në zemrat e njerëzve përmes veprave të tyre, në mënyrë që çdokush të shpërblehet e ndëshkohet, sipas drejtësisë dhe bamirësisë së Tij. Do të dallohen qartë ata që luftojnë me qëllimin që të lartësohet fjala e Allahut dhe ata që mbështeten veçse tek Allahu i Lartësuar. Miqtë dhe aleatët e tyre të vetëm janë Allahu, Profeti i Tij dhe besimtarët.Kështu, Allahu i Madhëruar e ligjëroi xhihadin, me qëllim që të realizohet ky qëllim themelor i Sheriatit: dallimi i të sinqertëve nga gënjeshtarët dhe shtiracakët. Një nga qëllimet më të mëdha të Sheriatit është sprovimi i njerëzve, për t'u dalluar qartë të sinqertët, të cilët bashkëpunojnë veçse për hir të fesë së Allahut, nga mashtruesit dhe shtiracakët, të cilët bashkëpunojnë me jobesimtarët dhe prishin lidhjen me Allahun, Profetin e Tij dhe besimtarët.Allahu e di hollësisht atë që bëni ju. -Allahu i di shumë mirë si ato gjëra që ju i bëni haptazi, ashtu edhe ato që i fshihni. Ai ju sprovon, për të nxjerrë në shesh ato fjalë dhe vepra që tregojnë realisht gjendjen tuaj. Ai do t’ju shpërblejë për punët tuaja të mira dhe të këqija, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.Duke folur për sprovat e njeriut në këtë dynja Imam ibnul Kajimi në shpjegimin e ajeteve kuranore thotë: "Le të meditojë gjithsecili në mësimet dhe thesaret e urtësive, që fshihen mes vargjeve kur'anore. Kur dërgohen profetët e Zotit, njerëzit ndahen në dy grupe: ata që thonë: “Besojmë”, dhe ata që nuk thonë ashtu, por vazhdojnë me vepra të këqija dhe me mohimin e Zotit. Ata që thonë: “Besojmë”, do të vihen para shumë sprovash nga Krijuesi i tyre. Sprovat janë qartësuese të sinqeritetit, vërtetësisë dhe gënjeshtrës. Megjithatë, edhe ata që nuk thonë: “Besojmë”, të mos mendojnë se kanë për të shpëtuar pa u prekur e pa u trazuar, sepse të gjitha fazat e jetës së njeriut shpalosen dhe kalojnë në duart e Allahut të Madhëruar:Gjynahqari, prej Allahut, si të shpëtojë,Në duart e Tij, kur jeta t’i shkojë?Ai që u beson profetët dhe u bindet atyre, do të bëhet objekt sulmi dhe mundimi nga armiqtë e profetëve; ai ka për të shijuar vuajtje e dhimbje në këtëbotë. Nga ana tjetër, nëse nuk do të besonte profetët dhe nuk do t’u bindej atyre, atëherë dhimbjen e ndëshkimin do t’i shijonte në këtë botë e në tjetrën, e dihet se vuajtja e përjetshme, në ahiret, është më e rëndë sesa vuajtja në këtë botë, që vjen për shkak të besimit dhe bindjes ndaj profetëve. Çdo shpirt do të përjetojë dhimbje e mundim, beson a nuk beson, iu bind apo jo profetëve, por ndryshimi është se besimtari i provon ato vetëm në këtë jetë, e më pas, në jetën tjetër ka për të shijuar veç të mira e kënaqësi; ndërsa mohuesi e kundërshtari i profetëve mund të shijojë fillimisht kënaqësi të përkohshme, të shkurtër në këtë jetë, për të përfunduar pastaj në mënyrë të pakthyeshme në dhimbje të përjetshme. Është pyetur njëherë imam Shafiiu: “Çfarë është më e mirë për njeriun: t’i plotësohen dëshirat e qëllimet, pastaj të sprovohet, apo të sprovohet e pastaj t’i plotësohen ato. Ai u përgjigj: “Askujt nuk mund t’i plotësohen dëshirat e qëllimet, pa u sprovuar fillimisht.” Allahu i Madhëruar i sprovoi me të spikaturit e profetëve, dhe kur ata u treguan të duruar, Ai u mundësoi arritjen e gjithçkaje që ata synonin e dëshironin. Askush të mos mendojë se do të shpëtojë pa kaluar dhimbje e mundime, megjithëse edhe në këtë aspekt njerëzit ndahen në grada dhe nivele të ndryshme logjike. Më të mençurit janë ata që zgjedhin mundimet e dhimbjet e përkohshme të kësaj jete, për t’i shpëtuar vuajtjeve më të mëdha e të përjetshme të ahiretit; ndërsa jo të mençurit zgjedhin të kundërtën. Ai që habitet e thotë: “Si ka mundësi që një njeri me logjikë të bëjë një zgjedhje kaq të kotë?” le të kujtojë se shtytësi në një zgjedhje të tillë është fakti se shpirti i njeriut është i prirur për të dëshiruar më të afërtën e më të shpejtën. Allahu i Madhëruar thotë: “…Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen." (El Kijame 20-21); ose: “Vërtet, ata (mosbesimtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e shpërfillin Ditën e Rëndë, që i pret.”(Insan 27). Zad el mead vëll 3.