Al-An'aam
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
قُلْ فَلِلَّهِ ٱلْحُجَّةُ ٱلْبَـٰلِغَةُ ۖ فَلَوْ شَآءَ لَهَدَىٰكُمْ أَجْمَعِينَ 149
Thuaj: “Allahu zotëron argumentin më të plotë dhe, sikur të kishte dashur, Ai do t’ju kishte udhëzuar të gjithëve.”. -Argumentimi i Zotit është absolutisht i vërtetë dhe i pathyeshëm, aq sa askujt nuk i lë vend për justifikim. Ai është argumentim të cilin e kanë dëshmuar si të vërtetë të gjithë lajmëtarët dhe pejgamberët e Zotit, të gjithë librat hyjnorë dhe traditat profetike. Për vërtetësinë e argumentit të Zotit dëshmojnë dhe mendjet e shëndosha, arsyet e pastra dhe natyra e shëndetshme dhe e papërlyer. Nga kjo kuptohet se çdokush që e mohon argumentin e Zotit është një mbrojtës i të kotës dhe i të pavërtetës, sepse përballë të vërtetës qëndron veçse e pavërteta dhe e kota. Sigurisht, Allahu i Lartësuar i ka dhënë çdo krijese të përgjegjshme aftësi dhe vullnet të mjaftueshëm, që të arrijë të realizojë detyrat që i janë ngarkuar. Allahu i Lartësuar nuk ngarkon asnjë me një detyrë të cilën ai nuk ka mundësi që ta kryejë, ashtu si nuk ndalon asnjë nga diçka të cilën ai e ka të pamundur ta lërë. Pas gjithë kësaj, justifikimi me vullnetin dhe caktimin e Zotit për çdo dalje nga ligji i Tij është thjesht një padrejtësi, inat dhe kokëfortësi e pashembullt. Allahu i Lartësuar nuk ua imponon robërve veprat që do të kryejnë, por i ka lënë ata të lirë të zgjedhin. Ata mund të veprojnë çfarë të duan, e gjitha kjo sipas zgjedhjes së tyre të lirë. Ky është një realitet i dëshmuar dhe pranuar nga të gjithë, të cilin e kundërshton veçse ai që është kokëfortë dhe arrogant, sepse mohon argumente të padiskutueshme, që dëshmohen me shqisa. Çdokush di të bëjë dallimin mes një lëvizjeje që bëhet me zgjedhje të lirë dhe asaj që bëhet e imponuar. Megjithatë, përsëri asgjë nuk mund të dalë jashtë dëshirës dhe vullnetit të Allahut. Gjithçka ndodh veçse pasi e ka lejuar Allahu i Lartësuar dhe i Urtë. Ata që arsyetohen me vullnetin dhe caktimin e Zotit për gjynahet e tyre janë kontradiktorë edhe me veten e tyre, sepse shpeshherë as vetë nuk e pranojnë një arsyetim të tillë. Kështu për shembull, nëse dikush do t’u vidhte pasurinë apo t’u shkelte të drejtat, dhe pastaj të arsyetohej duke thënë se ky qe caktimi i Zotit dhe vullneti i Tij, ata nuk do ta pranonin kurrë. Sa e çuditshme! Si është e mundur të arsyetojnë gjynahet e tyre kundrejt Zotit me vullnetin dhe caktimin e Tij, ndërkohë që nuk e pranojnë këtë arsyetim nga ata të cilët u bëjnë atyre padrejtësi? Në fund të fundit, justifikimi me vullnetin dhe caktimin e Zotit nuk është qëllimi i vërtetë i tyre, madje edhe ata vetë e dinë se ky nuk është arsyetim i shëndoshë dhe i saktë. Qëllimi i vërtetë i tyre është thjesht refuzimi i të vërtetës. Ata e shohin të vërtetën si diçka që i sulmon dhe nga e cila duhen të mbrohen me çdo kusht dhe me çdo gjë që munden, edhe pse e dinë se kjo është e gabuar.