Al-Maaida
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
لَا يُؤَاخِذُكُمُ ٱللَّهُ بِٱللَّغْوِ فِىٓ أَيْمَـٰنِكُمْ وَلَـٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا عَقَّدتُّمُ ٱلْأَيْمَـٰنَ ۖ فَكَفَّـٰرَتُهُۥٓ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَـٰكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍ ۖ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلَـٰثَةِ أَيَّامٍ ۚ ذَٰلِكَ كَفَّـٰرَةُ أَيْمَـٰنِكُمْ إِذَا حَلَفْتُمْ ۚ وَٱحْفَظُوٓا۟ أَيْمَـٰنَكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ 89
Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta,... -Domethënë, për ato betime që nuk janë bërë duke patur si qëllim vetë betimin ose që njeriu i thotë duke menduar se ka të drejtë për një çështje. Kështu, ai betohet për të vërtetuar a argumentuar një çështje, por më pas e kupton se është e pasaktë....por për ato që i keni bërë duke pasur si qëllim përbetimin. -Pra, për betimet e qëllimshme, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. Allahu është Falës i madh dhe i Butë.”. [Bekare 225]. Ndërsa kompensimi për thyerjen e betimit të qëllimshëm tregohet në vijim:Shpagimi i tij është ushqimi i dhjetë të varfërve me po atë ushqim mesatar që ushqeni edhe familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose lirimi i një robi. -Ky ushqim duhet të jetë i ngjashëm me atë që njeriu ushqen familjen e vet. Veshja duhet të paktën aq sa mund të falësh namazin me të. Për sa i përket lirimit të robit, ai duhet të jetë një rob besimtar, sikurse është sqaruar në një ajet tjetër. Nëse bëhet njëri nga këto tri veprime, çlirohesh nga shkelja e betimit.Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagimi për betimet tuaja të pambajtura. -Ndërsa kush nuk e ka mundësinë të kryejë njërin nga veprimet e mësipërme, e ka detyrë që të agjërojë tri ditë. Ky agjërim, gjithashtu, shlyen gjynahun e shkeljes së betimit.Mbajini betimet tuaja! -Pra, ruajuni dhe mos u betoni në Allah duke gënjyer. Gjithashtu, mos u betoni shpesh, dhe kur të betoheni, plotësojeni betimin tuaj. Mos e thyeni betimin, vetëm nëse thyerja e tij është gjëja më e mirë. Pra, mos e merrni betimin si pengesë që ju ndalon nga veprat e mira dhe bamirësia.Kështu jua sqaron Allahu argumentat e Veta, që të jeni mirënjohës. -Ajetet e Allahut sqarojnë hallallin nga harami dhe qartësojnë ligjet e Tij. Allahu i Madhëruar na i qartëson këto ligje, që ne të tregohemi mirënjohës dhe falënderues ndaj Tij. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Allahut që na mësoi ato gjëra që nuk i dinim. Robi e ka për detyrë ta falënderojë Allahun për mirësitë e shumta të Tij, ndër të cilat është dhe sqarimi me imtësi i dispozitave ligjore.Allahu i madhëruar thotë: "Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. Allahu Dëgjon dhe di gjithçka.”. [Bekare 224].