Al-Maaida
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
وَإِذَا نَادَيْتُمْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ ٱتَّخَذُوهَا هُزُوًا وَلَعِبًا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَعْقِلُونَ 58
Edhe ezanin tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me të vërtetë, ata janë njerëz që nuk kuptojnë. -Kur muslimanët thërrasin ezanin për faljen e namazit, ata e përqeshin dhe tallen me të. Ata veprojnë kështu, për shkak të injorancës dhe mendjelehtësisë së tyre. Nëse do të kishin mend dhe logjikë, ata do të frenoheshin nga një sjellje e tillë dhe do të kuptonin se namazi është kulmi i mirësisë, që mund të ketë shpirti i njeriut. Nga ana tjetër, nëse një besimtar e njeh dhe e kujton vazhdimisht gjendjen e qafirëve dhe armiqësinë e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve dhe, pas kësaj, përsëri nuk i urren dhe nuk armiqësohet me ta, kjo tregon që Islami në zemrën e tij është i pavlerë. Miqësimi me të tillë njerëz është shenjë treguese se atij nuk i intereson aspak fyerja dhe nënçmimi i besimit. Në fakt, ai është bosh nga besimi dhe dinjiteti. Si është e mundur që të thuash se je pasues i një feje të mrekullueshme, të vetmen fe që është e pranuar tek Zoti dhe, nga ana tjetër, të kënaqesh me miqësinë e atyre që e konsiderojnë atë si lojë dhe e trajtojnë me tallje?! Si mund të miqësohesh me injorantët, që përqeshin dhe e përdhosin këtë fe dhe besimtarët që jetojnë sipas saj?! Sigurisht, këto ajete i nxisin besimtarët që mohuesit e Zotit dhe të profetëve t’i konsiderojnë si armiq dhe kundërshtarë. Këtë e kupton çdokush që ka sadopak aftësi për të kuptuar.