Fussilat
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
لَّا يَسْـَٔمُ ٱلْإِنسَـٰنُ مِن دُعَآءِ ٱلْخَيْرِ وَإِن مَّسَّهُ ٱلشَّرُّ فَيَـُٔوسٌ قَنُوطٌ 49
Këto ajete na zbulojnë natyrën e njeriut, që është i paduruar, i paqëndrueshëm dhe i dobët. Ai është i paduruar qoftë në kryerjen e veprave të mira, qoftë në largimin nga të këqijat. Kjo është natyra e njerëzve në përgjithësi, përveç atyre që Zoti i nxjerr nga kjo gjendje, për t’u plotësuar me besim dhe punë të mira.Njeriu nuk lodhet së luturi për mirë... -Njeriu nuk resht asnjëherë së luturi për kërkesat dhe synimet e tij. Ai gjithmonë e lut Allahun për pasuri, mall, fëmijë e bukuri të tjera të kësaj dynjaje. Ai punon dhe shpenzon të gjithë energjitë e veta për t’ia arritur këtyre synimeve dhe gjithmonë është i pakënaqur, sado që të arrijë, pak apo shumë. Sado e madhe të jetë pasuria e dynjasë që ai zotëron, gjithmonë do të kërkojë shtesë....por kur atë e godet e keqja, ai ligështohet shumë dhe humb e shpresën. -Por kur goditet nga ndonjë e keqe, si sëmundje, varfëri etj., ai e humbet shpresën nga mëshira e Zotit dhe mendon se i ka ardhur fundi, duke e lëshuar veten e duke hequr dorë nga përpjekjet. Kështu janë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata, nëse u vijnë të mira dhe gjëra që i duan, falënderojnë Allahun, madje druhen se mos ndoshta këto mirësi bëhen gradualisht shkak për t’u kënaqur me këtë dynja dhe për të gjetur prehjen në të. Ndërsa kur i godet ndonjë sprovë në veten, pasuritë apo fëmijët e tyre, ata bëjnë durim, shpresojnë mëshirën dhe çlirimin nga Zoti i tyre dhe kurrë nuk e lëshojnë veten. Pastaj i Lartësuari thotë: