Al-Ghaafir
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
هُوَ ٱلْحَىُّ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱدْعُوهُ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ ۗ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ 65
Ai është i Gjalli(i Përjetshmi). -Allahu është i Gjalli, të Cilit i takon jeta e plotë dhe absolute, e cila presupozon që Ai të jetë i plotë në cilësitë e Qenien e Tij, pa të cilat nuk do të konsiderohej si i Gjallë me jetë të plotë dhe absolute. Ai është i Plotë e Absolut në të gjitha atributet e Tij, si shikimi, dëgjimi, pushteti, dituria, të folurit etj.Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij. Prandaj vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta! -Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut të Madhërishëm e të Lavdëruar, prandaj vetëm Atij lutjuni! Lutja është adhurim dhe adhurimi nuk lejohet t’i përkushtohet dikujt tjetër veç Allahut. Qoftë lutjet që shprehen me kërkesa të drejtpërdrejta, qoftë lutjet që shprehen me adhurim, të dyja llojet e lutjes i drejtohen veçse Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar thotë: “...vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta!” - pra, duke ia përkushtuar tërësisht dhe vetëm Atij fenë e besimin. Me çdo adhurim e lutje, me çdo fjalë e vepër, duhet të synohet kënaqësia e Allahut të Madhëruar, sikurse ka thënë Ai në një ajet tjetër: “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine 5].I Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i Gjithësisë! -Të gjitha lëvdatat, mirënjohja dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Lavdërimi dhe mirënjohja ndaj Tij bëhen me fjalë, duke e lavdëruar dhe kujtuar Atë me llojet e ndryshme të dhikrit, si edhe me vepra. Të gjitha llojet e adhurimeve duhet t’i përkushtohen veçse Allahut të Madhëruar, që është i Vetëm dhe i Pashoq në meritën e adhurimit. Ai është i vetmi që meriton adhurimet dhe lavdërimet, sepse Ai ka emrat dhe cilësitë më të plota dhe më të larta, dhe sepse veprat e Tij janë të gjitha të drejta, plot mëshirë, bamirësi e bujari. Allahu është Dhuruesi i të gjitha mirësive të dynjasë dhe të ahiretit.