An-Nisaa
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَكُم بُرْهَـٰنٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ نُورًا مُّبِينًا 174
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u kujton njerëzve mirësinë e Tij të madhe ndaj tyre me sjelljen e profetëve dhe shpalljeve të Tij, argumente këto të pakundërshtueshme dhe dritë e qartë. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar e qartësoi plotësisht rrugën për tek Ai dhe e mbylli përfundimisht shtegun e justifikimit për kundërshtarët. Ai thotë:O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë e madhe nga Zoti juaj... -Për të qartësuar të vërtetën, Allahu i Lartësuar solli argumente të pakundërshtueshme, që i hedhin poshtë të kundërtat e së vërtetës. Këtu përfshihen argumentet logjike dhe ato fetare të trashëguara, argumentet që lexohen në gjithësi dhe ato që mund t’i lexojmë në vetet tona, sikurse thotë i Lartësuari: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë që ai (Kur’âni)është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” [Fusilet 53]. Shprehja: “...nga Zoti juaj...” tregon rëndësinë e këtyre argumenteve. Ato janë nga Zoti ynë, që na krijoi dhe përkujdeset për ne, për çështjet e besimit dhe të dynjasë. Argumentet që na fusin në rrugën drejt Xhenetit, janë ndër mirësitë më të mëdha, për të cilat Ai meriton të lavdërohet dhe falënderohet. Ai thotë:...dhe Ne ju kemi zbritur një dritë të qartë. -Kjo dritë e qartë është Kur’âni madhështor, i cili përmban dituritë e të parëve dhe të fundit, rrëfime dhe porosi të vërteta, të drejta dhe të dobishme. Kur’âni urdhëron për mirësi, drejtësi dhe mbarësi, dhe ndalon nga padrejtësia dhe e keqja. Njerëzimi do të ishte në errësirë të plotë, nëse nuk do të ndriçohej nga drita e tij. Nëse krijesat nuk përfitojnë nga mirësia e Kur’ânit, atëherë do të pushtohen nga dëshpërimi. Në varësi të besimit në Kur’ân dhe përfitimit prej tij, njerëzit ndahen në dy grupe: