Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Yaseen
Surah 36

Yaseen

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 18

قَالُوٓا۟ إِنَّا تَطَيَّرْنَا بِكُمْ ۖ لَئِن لَّمْ تَنتَهُوا۟ لَنَرْجُمَنَّكُمْ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌ 18

Ata(mohuesit)thanë: “Ne parandiejmë ogur të keq me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gjuajmë me gurë dhe do të përjetoni ndëshkim të dhimbshëm nga ne”. -Këto ishin fjalët që banorët e fshatit u thanë të dërguarve të Allahut: “Ne parandiejmë ogur të keq me ju...". Sikur thoshin: "Që kur ju keni ardhur tek ne, kemi parë veçse sherr dhe ligësi.” Subhanallah! Kjo është nga gjërat më të çuditshme! T'i konsiderosh si shkak të ligësive dhe sherrit ata profetë të zgjedhur, të cilët u sollën njerëzve mirësinë më të madhe dhe dhuratën më të çmuar, që mund t'u jepet krijesave? Ata u sollën atë që qëndron mbi çdo domosdoshmëri tjetër. Profetët e Zotit erdhën në këtë popull dhe e gjetën në një gjendje shumë të keqe, nga e cila vetëm besimi i drejtë mund t'i shpëtonte. Por në vend që të pranonin besimin dhe të shpëtonin, ata u zhytën edhe më keq në ligësitë e tyre dhe e konsideruan besimin si diçka të urryer dhe tersndjellës. Ja, çfarë bën shpirtligësia e mendjemadhësia. Ajo është më e keqe për njeriun se çdo armik tjetër. Pastaj këta njerëz fatzinj kërcënuan profetët e tyre, duke u thënë: "...dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gjuajmë me gurë dhe do të përjetoni ndëshkim të dhimbshëm nga ne." Ne do t'ju vrasim me formën më të tmerrshme, me gurë. Atëherë, profetët iu drejtuan atyre me këto fjalë: