Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Ar-Room
Surah 30

Ar-Room

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 54

ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن ضَعْفٍ ثُمَّ جَعَلَ مِنۢ بَعْدِ ضَعْفٍ قُوَّةً ثُمَّ جَعَلَ مِنۢ بَعْدِ قُوَّةٍ ضَعْفًا وَشَيْبَةً ۚ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۖ وَهُوَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْقَدِيرُ 54

Është Allahu Ai që ju krijon ju në një gjendje të dobët, dhe pas asaj dobësie ju jep fuqi, dhe pas fuqisë Ai sjell dobësi e thinja në kokë(pleqëri). -Allahu i Lartësuar na njofton rreth diturisë së Tij të gjerë, pushtetit madhështor dhe urtësisë së Tij absolute. Në fillim të krijimit, njeriu është shumë i dobët. Ai fillon si një pikë lëng, pastaj si një droçkë gjaku, pastaj si një copë mishi si kafshatë e pëtypur, derisa ai bëhet një krijesë me shpirt në barkun e nënës, nga ku pastaj lind e del në këtë botë. Gjatë kohës së fëmijërisë, kjo krijesë është shumë e dobët, e pafuqishme dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Pastaj Allahu i Lavdëruar e forcon dhe i jep fuqi këtij njeriu pak e nga pak, derisa ai arrin në kohën e rinisë, kur forcat dhe aftësitë e tij fillojnë e plotësohen. Njeriu forcohet qoftë nga ana fizike, qoftë ajo intelektuale e shpirtërore nëse do të besojë. Më vonë, vjen sërish faza e dobësimit dhe kthimit pas, që është koha e pleqërisë.Ai krijon siç dëshiron Ai. Ai është i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi. -Ai këtë e bën me urtësinë e Tij të madhe dhe të paanë. Një urtësi e kësaj është që njeriu të shohë dhe të bindet për dobësinë e tij, që të kuptojë mirë se koha e fuqisë së tij është e kufizuar nga dy faza dobësie, njëra para saj, në kohën e fëmijërisë, dhe njëra pas saj, në kohën e pleqërisë. Njeriu duhet të kuptojë se nga vetja e tij nuk pritet gjë tjetër veç mangësisë. Sikur të mos ishte fuqia që i jep Zoti, ai nuk do të arrinte atë forcë, me të cilën krenohet. Ai duhet të mendojë edhe diçka tjetër: nëse fuqia e tij do të vazhdonte të shtohej, ai do të kalonte çdo kufi në padrejtësi e rebelim. Prej urtësisë së këtij rregulli të vendosur nga Zoti është që njerëzit ta njohin mirë pushtetin e Zotit mbi çdo gjë.Ai krijon gjërat, administron e rregullon çështjet dhe asgjë nga këto nuk e lodh Atë, nuk e dobëson e nuk ia pakëson forcën e pushtetin. Asnjë mangësi nuk mund të mendohet për pushtetin e cilësitë e Zotit të gjithësisë.