Aal-i-Imraan
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
وَكَيْفَ تَكْفُرُونَ وَأَنتُمْ تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ ءَايَـٰتُ ٱللَّهِ وَفِيكُمْ رَسُولُهُۥ ۗ وَمَن يَعْتَصِم بِٱللَّهِ فَقَدْ هُدِىَ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ 101
Si mund të mos besoni, kur juve po ju lexohen ajetet e Allahut, dhe në mesin tuaj gjendet i Dërguari i Tij?! -Profeti (a.s.) ju lexon juve ajetet e udhëzimet e Zotit tuaj vazhdimisht dhe është ende mes jush. Ajetet e sjella prej Tij janë shumë të qarta, prandaj duhet t’i besoni ato. Ju duhet, gjithashtu, të zbatoni çdo mësim të nxjerrë prej tyre. Nëpërmjet udhëzimit dhe dritës së sjellë prej Profetit tuaj nga Zoti i gjithësisë, ju keni marrë dijen e sigurt, që nuk pranon asnjë lloj dyshimi në asnjë aspekt të saj. Origjinalitetin dhe sigurinë e këtij udhëzimi e shton edhe më shumë fakti që transmetuesi dhe qartësuesi i saj është më i miri i krijesave dhe më i dituri i tyre rreth Zotit të gjithësisë, si edhe më oratori dhe më i afti mes tyre në qartësimin e çështjeve. Ai është vërtet njeriu më i butë, më i dashur dhe më i mëshirshëm me besimtarët, që e dëshiron udhëzimin dhe të mirën e adhuruesve të Zotit më shumë se çdo krijesë tjetër. Ai përpiqet me çdo mënyrë për të qartësuar dhe për të udhëzuar krijesat drejt adhurimit të Zotit të tyre. Paqja, mëshira dhe gjithë begatitë e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s.)! Me të vërtetë, ai i dha njerëzimit këshillën më të qartë dhe e përcolli mesazhin e Zotit të tij te njerëzit me mënyrën më të bukur dhe më të ëmbël. Pas qartësimit të tij të plotë, nuk mbeti më vend për asnjë që të flasë dhe të kundërshtojë, ndërsa kërkuesve të rrugës së mirësisë nuk u mbeti gjë pa iu treguar dhe pa iu shpjeguar.E kush i përmbahet fesë së Allahut, ai është udhëzuar në rrugën e drejtë. -Allahu i Lartësuar na mëson të përdorim këto armë të mrekullueshme, që të ruajmë besimin dhe udhëzimin e drejtë. Çdokush që kërkon ndihmë, strehim dhe mbrojtje tek Allahu i Lartësuar, çdokush që i mbështetet plotësisht të Plotpushtetshmit, çdokush që kërkon mbrojtje nga çdo e keqe tek i Plotfuqishmi dhe i Mëshirshmi, pa dyshim që është i udhëzuar në rrugën e drejtë. Mundësia më e madhe që ka njeriu për të arritur qëllimet e tij është pajisja me këto dy armë të mrekullueshme:1. Mbështjetja e plotë tek Allahu i Lartësuar, duke e kërkuar ndihmën, mbrojtjen dhe suksesin prej Tij.2. Ndjekja e përpiktë e Profetit (a.s.) në fjalët, veprat dhe në të gjitha gjendjet e tij.