Al-Ankaboot
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
ٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ 59
...për ata të cilët bëjnë durim dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten. -Janë të durueshmit në përmbushjen e adhurimeve për Allahun e Madhëruar, që forcën për këtë e gjetën vetëm duke iu mbështetur Allahut të Madhëruar. Kur thuhet se ata bëjnë durim për të përmbushur dhe plotësuar adhurimin dhe bindjen ndaj Tij, kjo tregon se ata shpenzojnë çdo energji dhe mundësi të tyre në këtë çështje dhe bëjnë një luftë shumë të madhe me shejtanin e mallkuar, që gjithmonë synon të cënojë diçka prej adhurimeve dhe ta zbehë e dobësojë përkushtimin e robit ndaj Zotit. Ndërsa këtu Allahu thotë: “...dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten.” Kjo tregon se sa të përkushtuar janë ata në mbështetjen tek Allahu dhe në lënien e çështjeve tërësisht në dorën e Tij. Kjo tregon se ata kanë mendim të mirë për Zotin, mendim ky që buron nga njohja dhe dituria e thellë për Të. Ata janë thellësisht të përulur ndaj Tij dhe plot besim se Ai do t’i përmbushë të gjitha veprat që ata ia dedikojnë Atij dhe do t’i pranojë ato, me gjithë mangësitë e shumta. Mbështetja e plotë te Zoti është pjesë përbërëse dhe shoqëruese e durimit. Megjithatë, edhe pse durimi u përmend më parë, mbështetja (teuekul) u përmend në mënyrë të veçantë, sepse teuekul-i është ai që i jep jetë durimit dhe e ushqen atë. Me fjalë të tjera, pa ndihmën e Zotit dhe forcën që jep Ai, nuk mund të realizohet durimi për të përmbushur detyrimet, urdhëresat e për të lënë ndalesat. Mbështetja në Zotin është sekreti i forcës së adhuruesit, nëse jep sinqerisht gjithë sa ka mundësi të japë.