Al-Qasas
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلطُّورِ إِذْ نَادَيْنَا وَلَـٰكِن رَّحْمَةً مِّن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوْمًا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٍ مِّن قَبْلِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ 46
Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne thirrëm atë(Musain). -Nuk ishe kur e thirrëm Musain për ta ngarkuar me detyrën që të shkonte tek të padrejtët, për t’u kumtuar atyre mesazhin Tonë dhe për t’u treguar shenjat dhe mrekullitë që të kemi treguar në këtë Shpallje. Duke qenë se ti i tregove ato histori ekzaktësisht ashtu siç kanë ndodhur, pa shtuar e as pakësuar gjë, atëherë ka dy mundësi:1. Ose të kesh qenë dëshmitar në kohën kur ndodhën;2. ose ta kesh mësuar këtë histori nga të tjerët, për ta treguar më pas.Vetëm këto dy mundësi mund të hedhin poshtë marrjen e informacionit nga Shpallja. Por dihet mirë se asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur. Si miqtë, ashtu dhe armiqtë e tu e pranojnë se ato janë të pamundura për ty. Atëherë mbetet vetëm mundësia që të jenë sjellë prej Shpalljes së Zotit. Pra, ishte Zoti që të zgjodhi për të të bërë profet dhe që të dha Shpalljen, që shtjellon gjithçka. Ky është një argument i prerë se ti je i dërguari i Allahut dhe se Allahu i mëshiroi njerëzit me dërgimin tënd si profet:Por ti je si mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një populli, tek i cili nuk ka ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim. - Arabët dhe kurejshët nuk kishin kontakt me Shpalljen që prej një kohe të largët (nga koha e Ismailit). Kjo Shpallje iu është dhënë atyre me qëllim që: "... ata të marrin mësim." Pra, që të njohin hollësitë e Shpalljes dhe të rrugës së mirësisë, si dhe që të bëjnë punë të mira e të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, Shpallja iu është dhënë edhe për t’u treguar rrugët e ligësive që të mund të largohen e të ruhen prej tyre. Atëherë, duke qenë se gjendja dhe nevoja e tyre për ty si profet dhe për Shpalljen është shumë e madhe, atëherë ata duhet të nxitonin dhe të përkushtoheshin në besimin që ti i fton dhe të ishin mirënjohës për këto mirësi të mëdha, që, në fakt, askush nuk mund t'i vlerësojë sa duhet. Fakti që Profeti (a.s.) ishte paralajmërues i arabëve nuk hedh poshtë faktin se ishte i dërguar edhe për njerëzit e tjerë. Ai ishte arab dhe Kur'ani u shpall në gjuhën arabe. Të parët që ai i ftoi në Islam ishin arabët dhe mesazhi i parë dhe themelor ishte për arabët dhe për të gjithë botën më pas, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: "Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”. [Junus 2]. Ose: "Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës." [El ea'raf 158].