Al-Furqaan
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
ٱنظُرْ كَيْفَ ضَرَبُوا۟ لَكَ ٱلْأَمْثَـٰلَ فَضَلُّوا۟ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ سَبِيلًا 9
Shiko çfarë shembujsh sjellin për ty. -Këto janë modelet e tyre. Përse të mos ishte melek? Më mirë të mos kishte cilësi njerëzore! Përse, të paktën, të mos shoqërohej nga ndonjë melek, sepse i vetëm ai është i pafuqishëm për këtë detyrë që pretendon (profetësinë)?! Përse të mos i jepej atij ndonjë thesar, ose t’i jepej ndonjë kopsht plot begati, që të ishte i pasur dhe të mos kishte nevojë të dilte nëpër tregje si njerëzit e tjerë?! Ai është një njeri i magjepsur dhe i çmendur. Këto ishin disa nga trillimet e tyre, për të justifikuar mosbesimin në këtë Profet dhe në Shpalljen e tij.Por(me këtë)ata humbën(shumë larg) dhe ata kurrë nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë. -Të gjitha këto janë fjalë e pretendime kontradiktore, që tregojnë për injorancën e tyre të thellë, mendjelehtësinë e pashembullt dhe devijimin e largët nga e vërteta. Në të gjitha këto pretendime e trillime nuk duket asnjë fije udhëzim dhe dëshirë për të gjetur rrugën e drejtë dhe për të pranuar të vërtetën. Madje, ato nuk vlejnë as si dyshime që mund të merren për bazë nga mendja e shëndoshë. E si mund të cenosh profetësinë e këtij njeriu të zgjedhur me të tilla pretekste boshe e qesharake? Mjafton t’i shohësh me një shikim të shpejtë për të kuptuar se sa të kota dhe të pavlera janë ato pretekste, për t’i refuzuar ato. Prandaj i Madhëruari i solli në Kur'an këto pretekste të mohuesve dhe na urdhëroi që të meditojmë në to dhe të gjykojmë me qetësi: a tregojnë ato cenim të profetësisë e besnikërisë së Profetit dhe a e cenojnë vërtetësinë e Shpalljes? A mund të përdoren si pretekst për të mos besuar Shpalljen dhe për të mos ndjekur Profetin Besnik? Sidoqoftë, përveç kësaj, i Lartësuari na njofton se Ai është i Plotpushtetshëm që t'i japë Profetit të TIj mirësi të shumta në këtë botë. Ai thotë: