Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Surah 24

An-Noor

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 52

وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَخْشَ ٱللَّهَ وَيَتَّقْهِ فَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَآئِزُونَ 52

Kush i bindet Allahun dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, - ata do të jenë fitimtarët(që do të arrijnë çdo të mirë). -Këta i besojnë mesazhet dhe kumtet e Zotit dhe Profetit si të vërteta dhe u përmbahen me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresave dhe ndalesave të tyre. Ata gjithashtu ia kanë frikën Allahut. Ata i frikësohen Zotit me një frikërespekt që buron nga njohuria e thellë për Të dhe madhështinë e Tij, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Kjo frikë dhe njohuri e plotë i bën që gjithmonë të jenë të kujdesshëm në çdo ndalesë të Zotit dhe ta frenojnë veten, prandaj Allahu thotë: "...dhe i përmbahet udhëzimit të Tij." Ata i ruhen dhe i druhen zemërimit dhe dënimit të Zotit të tyre, që e njohin mirë, duke lënë çdo gjë të ndaluar. Termi “takua” (devotshmëri), kur përmendet i vetëm në një tekst Sheriati, nënkupton kryerjen e urdhëresave dhe lënien e ndalesave. Ndërsa kur përmenden së bashku me terma të tjerë, si birru (bamirësi) dhe ta’atu (bindje), atëherë takua nënkupton lënien e poshtërsive e ndalesave të Zotit, ndërsa bamirësia e bindja nënkuptojnë kryerjen e urdhëresave. Ata fatlumë të cilët i kanë të dyja këto cilësi, bindjen ndaj Zotit e Profetit (kryerjen e urdhëresave) dhe frikën ndaj Tij, dituri dhe takua, ata janë el faizunë - të shpëtuarit. El feuzu është shpëtimi nga ndëshkimi. Ata janë të shpëtuar nga ndëshkimi, sepse bëjnë atë që konsiderohet si mburojë nga ndëshkimi, pra:1. "El hashije", që është frika nga Zoti, e cila ndërtohet nga njohuria e plotë për Të dhe2. El takua, që është ruajtja nga gjynahet e ndalesat.Ata arritën gjithashtu edhe shpërblimin, sepse bëjnë atë që është shkak për të, pra, realizojnë bindjen ndaj Zotit e Profetit, duke kryer urdhëresat e tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin dhe korrektësisht siç janë urdhëruar. Prandaj el feuzu është i kufizuar veç për ta. Ndërsa ata që nuk janë përshkruar me cilësitë e këtyre të zgjedhurve, nuk e arrijnë kurrë ‘el feuzi’-n, për shkak të neglizhimit dhe cenimit të atyre cilësive të lavdërueshme (el hashije, el takua). Në këtë ajet përmendet një e drejtë që njerëzit duhet ta plotësojnë, në lidhje me Zotin dhe Profetin, dhe një e drejtë e veçantë vetëm ndaj Zotit. E drejta e përbashkët ndaj Zotit dhe Profetit është bindja e plotë në atë që ata urdhërojnë e ndalojnë dhe të gjykuarit sipas ligjeve të Sheriatit. Në varësi të kësaj bindjeje është edhe grada e imanit, sepse imani e presupozon bindjen ndaj Zotit dhe Profetit. Ndërsa haku i veçantë vetëm për Zotin është el hashijetu, - pra, frika ndaj Zotit, si pasojë e diturisë për madhështinë e Tij, dhe el takua - pra ruajtja nga zemërimi dhe dënimi i Tij. Ndërsa për sa i përket të drejtës që ka Profeti në mënyrë të veçantë, ai është respektimi dhe nderimi i figurës së tij. Të trija këto lloj të drejtash Allahu i Madhëruar i ka përmendur në suren Fet'h (ajetet 8, 9), kur thotë: "Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues. Që ju (o njerëz) ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilin ta përkrahni e ta respektoni, dhe që ta lartësoni (Allahun) mëngjes e mbrëmje.". Pra, e drejta e Zotit dhe Profetit është besimi në Zotin dhe Profetin me iman korrekt e të plotë, që presupozon gjithashtu edhe bindjen e nënshtrimin. E drejta e Profetit në mënyrë të veçantë është të ndihmojmë, t’i qëndrojmë në krah dhe ta respektojmë figurën e tij. E drejta e Zotit në mënyrë të veçantë është: t’i bëjmë lavde mëngjes e mbrëmje, ta lavdërojmë përmes emrave, cilësive e veprave të tij dhe ta dëlirësojmë e të dëshmojmë se është i pastër nga çdo mangësi dhe e metë.