Al-Muminoon
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
أَفَلَمْ يَدَّبَّرُوا۟ ٱلْقَوْلَ أَمْ جَآءَهُم مَّا لَمْ يَأْتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلْأَوَّلِينَ 68
A nuk mendojnë ata thellë mbi fjalën e Allahut (Kur’anin), ... -Pse nuk meditojnë rreth këtij Kur'ani? Kjo do të sillte imanin në zemrat e tyre, do t'i shëronte dhe do t’i shpëtonte nga kufri. Por ata i goditi një bela e madhe, për shkak të refuzimit dhe shpërfilljes së këtij Kur'ani. Kjo tregon se të medituarit në Kur'an sjell vetëm të mira dhe të mbron nga të këqijat. Ajo që i pengoi ata nga meditimi në Kur'an ishte fakti se zemrat e tyre ishin të kyçura.... apo mos u ka ardhur diçka(e re), që të parëve të tyre të lashtë nuk u pati ardhur? -Apo mohuan sepse Kur'ani solli diçka që binte ndesh me rrugën e të parëve të tyre? Ata e refuzuan Kur'anin dhe Profetin, sepse ndoqën rrugën e të parëve të tyre, që ishin të humbur. Ata kundërshtonin çdo rrugë që binte ndesh me rrugën e të parëve të tyre. Allahu na tregon fjalët e tyre, kur thotë: "Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”. Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.” [Zuhruf 23, 24]. Nëse do të kishit synim të ndiqnit të vërtetën, ju do ta bënit. Megjithatë, përgjigjja e tyre ishte: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”