Al-Muminoon
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
إِنْ هُوَ إِلَّا رَجُلٌۢ بِهِۦ جِنَّةٌ فَتَرَبَّصُوا۟ بِهِۦ حَتَّىٰ حِينٍ 25
(Disa të tjerë thanë:)Ai nuk është gjë tjetër veçse një njeri i sëmurë mendërisht(i çmendur). Ndaj prisni(e kini durim)edhe për pak kohë (që vdekja ta marrë)! -Ai është një i çmendur, por prisni që ta marrë vdekja. Me të tilla shpifje mundoheshin të hidhnin poshtë faktin e pamohueshëm që Nuhu ishte Profet i Zotit. Sigurisht, kjo tregonte së pari mohimin e tyre të fortë. Gjithashtu, tregonte se ata ishin zhytur në kufër dhe në një humbje të largët. Këto trillime nuk mund të shërbenin aspak si arsyetime për të mohuar Profetin e Zotit, madje ishin kaq kontradiktore dhe të kota. Kështu, ata, nga njëra anë, thoshin: “Ky është veçse një njeri si ju, por që dëshiron të jetë më lart se ju. Kjo do të thotë se ai ka një logjikë dhe mençuri aq të lartë, sa kërkon t’ju manipulojnë mendjet dhe të bëhet udhëheqësi juaj”. Pra, ata e pranonin se Nuhu kishte logjikë e mençuri, por që sipas tyre, ata duhet të ruheshin se mos mashtroheshin. Por, nga ana tjetër, ata trillojnë diçka që është tërësisht kontradiktore me pretendimin e parë, kur thonë: “Ai është veçse një njeri i sëmurë mendërisht...". Atëherë, a nuk tregojnë këto trillime se kemi të bëjmë me mashtrues e njerëz të humbur, që nuk dinë çfarë flasin dhe qëllimi i të cilëve është thjesht refuzimi i profetit të Zotit me çdo mënyrë që u del para? Por Allahu gjithmonë do t'i demaskojë e poshtërojë të gjithë ata që kundërshtojnë dhe shprehin armiqësi ndaj Tij dhe ndaj profetëve të Tij. Kur Nuhu (a.s) e pa që ata nuk do të pranonin dhe se ftesa e Tij veçse u shtonte largimin e mosbesimin, tha: