Al-Hajj
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَٱسْتَمِعُوا۟ لَهُۥٓ ۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَن يَخْلُقُوا۟ ذُبَابًا وَلَوِ ٱجْتَمَعُوا۟ لَهُۥ ۖ وَإِن يَسْلُبْهُمُ ٱلذُّبَابُ شَيْـًٔا لَّا يَسْتَنقِذُوهُ مِنْهُ ۚ ضَعُفَ ٱلطَّالِبُ وَٱلْمَطْلُوبُ 73
O njerëz! Ja një shembull! Dhe dëgjojeni me vëmendje! -Ky është një shembull, që Allahu i Madhëruar na sjell për të na treguar se sa i shëmtuar është adhurimi i idhujve dhe sa të mangëta janë mendjet e atyre që i adhurojnë ata. I Madhëruari na tregon se, që të dy, lutës dhe të lutur, janë të dobët e të varfër. Kjo fjalë u drejtohet të gjithë njerëzve, besimtarëve dhe jobesimtarëve. Besimtarëve u shtohet dituria dhe qetësia në çështjet e tyre, ndërsa mohuesit nuk do të kenë më justifikim para Krijuesit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ja, ku po ju vjen një shembull, ndaj dëgjojeni me kujdes!” Dëgjojeni me kujdes dhe kuptojeni mesazhin e tij. Kujdes që ky ajet të mos i gjejë zemrat tuaja të shkujdesura dhe veshët të shurdhër. Hapni veshët dhe zemrat tuaja për këtë mesazh.Ata të cilët ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të. -Të gjithë ata që ju adhuroni veç Allahut nuk mund të krijojnë asnjë mushkonjë, edhe nëse mblidhen të gjithë bashkë për këtë qëllim. Mushkonja është nga krijesat më të vogla dhe të përçmuara ndër njerëz. Megjithatë, edhe një krijesë të tillë të dobët ju nuk mund ta krijoni. Sigurisht që, po të jetë fjala për krijesa më të mëdha, e keni më të pamundur t’i krijoni, edhe sikur të mblidheni të gjithë së bashku. Madje, për të treguar se sa të pafuqishëm janë njerëzit, Allahu i Madhëruar thotë:Dhe nëse miza ua rrëmben diçka, ata nuk do të mund ta rimarrin atë prej saj. -Ky është tregues i pazotësisë e dobësisë së skajshme.Të dobët janë edhe lutësit edhe të luturit. -Si idhujt, që ata adhurojnë, ashtu edhe mushkonja janë të dobët. Por, më të dobët se këta të dy janë ata që i konsiderojnë këto puta e idhuj si Zotin e botëve dhe u luten dhe u përulen atyre.